SHBA dhuron pajisje të reja hetimi për Policinë e Shtetit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhuroi dhe dorëzoi dje për Policinë e Shtetit pajisje hetimi prej 100,000 dollarësh të financuara nga Shërbimi i Sigurisë Diplomatike dhe Asistencës për Trajnimin Anti-Terrorizëm

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar për Policinë e Shtetit pajisje të reja hetimi, vlera e së cilës përllogaritet diku te 100 mijë dollarë. Kjo është konfirmuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

Më tej në njoftim, theksohet se pajisjet do të ndihmojnë autoritetet shqiptare për të luftuar terrorizmin, krimin kibernetik dhe kërcënime të tjera.

Njoftimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhuroi dhe dorëzoi dje për Policinë e Shtetit pajisje hetimi prej 100,000 dollarësh të financuara nga Shërbimi i Sigurisë Diplomatike dhe Asistencës për Trajnimin Anti-Terrorizëm. Këto pajisje do të ndihmojnë forcat tona partnere ligjzbatuese të mbrojnë shqiptarët duke luftuar terrorizmin, krimin kibernetik dhe kërcënime të tjera. Shefja e Zyrës së Sigurisë Rajonale në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Karen Riley dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu shqyrtuan dhe nënshkruan memorandumet që listonin pajisjet e dhuruara.

??️ | Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhuroi dhe dorëzoi dje për Policinë e Shtetit pajisje hetimi prej…

Posted by U.S. Embassy-Tirana on Thursday, September 23, 2021

Depistim dhe kujdes për shëndetin e gruas edhe pas Tetorit Rozë

Në përmbyllje të fushatës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, e…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Depistim dhe kujdes për shëndetin e gruas edhe pas Tetorit Rozë

Në përmbyllje të fushatës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, e…