Menaxhimi i zjarreve, Rama dhe Peleshi vlerësojnë punën e forcave të angazhuara dhe Mbrojtjes Civile

Nga Baza Ajrore e Farkës, kryeministri Edi Rama e ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shprehën mirënjohjen për të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura, forcat zjarrfikëse, policore e bashkiake, por edhe ata vullnetarë, forca të shërbimit pyjor e të zonave të mbrojtura që u angazhuan për shuarjen e zjarreve në të gjithë territorin e vendit, gjatë muajit gusht.

Nga Baza Ajrore e Farkës, kryeministri Edi Rama e ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shprehën mirënjohjen për të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura, forcat zjarrfikëse, policore e bashkiake, por edhe ata vullnetarë, forca të shërbimit pyjor e të zonave të mbrojtura që u angazhuan për shuarjen e zjarreve në të gjithë territorin e vendit, gjatë muajit gusht.

Në aktivitetin, ku morën pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj, drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako, ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca si dhe zëvendësambasadori i SHBA Demian Smith, kryeministri Rama falënderoi SHBA dhe partnerët e BE, Holandën dhe Çekinë që përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile kontribuan në normalizimin e situatës.

Kryeministri Rama vuri theksin tek rëndësia që ka vijimi i procesit të modernizimit të Mbrojtjes Civile, i cili tashmë ka dhënë rezultatet e para të prekshme. Po ashtu kryeministri garantoi se qeveria do të bëjë atë që duhet për të rritur pagën për trupat që përballen me sfida që kërcënojnë jetën. Kreu i qeverisë theksoi se për zjarrvënësit duhet të jepen dënimet maksimale.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi teksa shprehu ngushëllimet për dy qytetarët që humbën jetën si pasojë e zjarreve tha se: “për shuarjen e flakëve u angazhuan 4960 trupa dhe 152 mjete të FA, 3309 trupa dhe 113 mjete zjarrfikëse. 1914 forca lokale të të gjitha bashkive, 1400 forca vullnetare, 489 forca të Policisë së Shtetit, 606 forcat e Shërbimit Pyjor dhe e gjithë administrata e Mbrojtjes Civile. Kjo ishte fuqia njerëzore dhe motorike e operacioneve nga toka për të luftuar me 389 vatra të zjarrit në të gjithë vendit në harkun e dy muajve.

Ndërkohë për ndihmën nga ajri, iu bashkuan forcës sonë tre mjete helikopterë nga Holanda, 2 mjete nga Çekia”. Ministri i Mbrojtjes evidentoi mbështetjen e vyer të ofruar nga SHBA, me ekspertët që asistuan dhe e bënë më efektiv operacionin.

Ministri i Mbrojtjes tha se ndërhyrja në kohë dhe heroike e forcave tona shmangu më të keqen, ndërsa njoftoi se pak ditë më parë është realizuar për herë të parë një kontratë model për mirëmbajtjen e helikopterëve.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Bajram Begaj tha se Forcat e Armatosura janë përballur në një luftë të ashpër me zjarret për 3 javë, por ia kanë dalë që të minimizojnë dëmet dhe të shpëtojnë jetë njerëzish.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Emergjencës Civile Haki Çako deklaroi si rezultat e vatrave masive që përfshinë vendin gjatë periudhës korrik-gusht u dëmtuan 33,420 hektarë kullota, pyje e shkurre si dhe mbi 14.234 mijë rrënjë ullinj e pemëtari. Ndërsa në të gjithë vendin shpërthyen 389 vatra zjarri.

Hoxha: Rritje e partneritetit me Spanjën në tregti, turizëm dhe energji të qëndrueshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë zyrtare në Spanjë, ku u prit nga…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Rritje e partneritetit me Spanjën në tregti, turizëm dhe energji të qëndrueshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë zyrtare në Spanjë, ku u prit nga…