E ardhmja e Shteteve të Bashkuara në Afganistan

Ndërsa tërheqja e plotë ushtarake nga Afganistani vjen drejt fundit këtë javë, vendimet e Presidentit Joe Biden, po vihen në qendër të kritikave.


Nga Michelle Quinn

Ndërsa përpjekjet e evakuimit të Shteteve të Bashkuara dhe tërheqja e plotë ushtarake nga Afganistani vjen drejt fundit këtë javë, vendimet e Presidentit Joe Biden, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Michelle Quinn, po vihen në qendër të kritikave.

Janë orët e fundit të evakuimit nga Afganistani.

Edhe pas afatit të 31 gushtit, administrata Biden thotë se do të vazhdojë punën për të nxjerrë nga Afganistani qytetarët amerikanë dhe aleatët afganë.

Një zyrtar i lartë taleban tha se në të ardhmen njerëzit do të lejohen të udhëtojnë jashtë vendit.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se komuniteti ndërkombëtar do të ndjekë zhvillimet.

“114 vende e kanë bërë shumë të qartë se pritjet e tyre janë që talebanët do të respektojnë lirinë e udhëtimit pas 31 gushtit”, tha ai.

Të dielën, Presidenti Joe Biden nderoi 13 ushtarët amerikanë që humbën jetën në një shpërthim vetëvrasës javën e kaluar në aeroportin e Kabulit. Incidenti shkaktoi gjithashtu vdekjen e mbi 100 afganëve.

Tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani pritej të ishte e rrezikshme dhe kaotike, thotë administrata, ndërsa thekson suksesin e transportimit ajror të më shumë se 100 mijë njerëzve gjatë javëve të kaluara. Kritikët thonë se zoti Biden bëri shumë hapa të rrezikshëm.

“Presidenti Biden tha se nuk donte që çështja e Afganistanit t’u pasohej presidentëve të ardhshëm. Ai bëri të kundërtën. Për 20 vitet e ardhshme, presidentët amerikanë do të merren me këtë katastrofë“, tha Senatori Republikan, Lindsey Graham.

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan, thotë se sipas vlerësimit të agjencive të zbulimit, grupet terroriste në Afganistan nuk i kanë aftësitë të planifikojnë sulme në vende të tjera, por ekziston shqetësimi se mund t’i zhvillojnë këto aftësi.

“Ajo që kemi vërtetuar me kalimin e kohës në vendet tjera është se ne jemi të aftë të përballemi me kërcënimet e terrorizmit, përfshirë aftësitë për komplote të jashtme, pa qenë nevoja të kemi një prani të përhershme në terren”, tha ai.

Sekretari Blinken thotë se në të ardhmen ShBA do t’i kushtojë vëmendje të madhe Afgansitanit, por nuk do të ketë prani diplomatike atje.

“Ne duhet të shohim saktësisht se çfarë do të ndodhë në javët dhe muajt e ardhshëm sa i përket sjelljes së talebanëve dhe situatës së sigurisë në vend”, tha ai.

Zoti Blinken thotë se mundësia që një ditë ShBA të kthehet në vendin që e pushtoi për gati 20 vite, mbetet për t’u parë./VOA/

Industria e ndërtimit si formalizimi i informalitetit urban, por jo komunitar!

Sfida qëndron në atë se si do të stimulohen proceset transformuese në nivel komuniteti, lagjeje, qyteti, që na mundësojnë një…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Industria e ndërtimit si formalizimi i informalitetit urban, por jo komunitar!

Sfida qëndron në atë se si do të stimulohen proceset transformuese në nivel komuniteti, lagjeje, qyteti, që na mundësojnë një…