Shqipëria, me traditën e saj të shkëlqyer i mikpret më gjithë zemër refugjatët afganë

Shqiperia, si aleate e SHBA, si vend anetare e NATOs, por dhe ne perputhje me traditen e shkelqyer te shqiptareve, sigurisht do te mikpres me gjithe zemer refugjatet afganë

Nga Sali Berisha, ish-Kryeministër i Shqipërisë

Dy fjale per afganet ne Shqiperi!

Rikthimi pas 20 viteve me shpejtesi ne Afganistan i talebaneve, rregjimit me obskurantist qe nga mesjeta, perben nje nga ngjarjet me dramatike te historise se Pasluftes se Dyte Boterore. Nder te tjera ky rikthim perben per kombin afgan nje kob te zi me pasoja tashme te njohura dhe katastrofale.

Ne kete kuader, strehimi i atyre qe kane si alternative prerjen e kokave nga xhelatet talebane perben detyrim moral por dhe ligjor kombetar dhe nderkombetar per çdo vend te lire. Shqiperia, si aleate e SHBA, si vend anetare e NATOs, si vend bijte e te cilit rane per tu bere te pavdekshem per paqen ne token afgane por dhe ne perputhje me traditen e shkelqyer te shqiptareve, sigurisht do te mikpres me gjithe zemer refugjatet afgan qofte perkohesisht qofte perfundimisht ne token e saj.

Ne kete aspekt, duke pare avancimin e papermbajtur dhe kapitullimin pa kushte te ushtrise afgane komandanteve te saj dikur krenari e qendreses per liri le te urojme qe kontigjenti i caktuar per Shqiperi te mund te arrije shendosh e mire ne dheun tone.

Por fjalori prej ordineri te shpelare duke share dhe anatemuar te tjeret i Edvin Kristaq Rames pikerisht ne njoftimin e tij drejtur shqiptareve  per kerkesen e SHBA dhe vendimin e tij per te pranuar refugjatet afgan eshte deshmi e perpjekjeve te tij te turpshme per te perdorur kete vendim per perfitime e interesa personale politike duke e lidhur ate edhe me vasalitetin e tij te neveritshem ndaj padronit te tij Vuçiç.

Me kete rast le ti themi Zografit bis se ardhja e afganeve nuk te heq ziftin e vasalit te serbomadhit Vuçiç apo te antishqiptarit qe mohon genocidin ciklik te serbeve ne Kosove. Ardhja e afganve ne Shqiperi nuk te lane duart nga thikat qe ti per logari te padronit tend dhe si tradhtar i kombit shqiptar i fute pas shpine Kosoves.

Ndaj dhe duke ju uruar mireseardhje refugjateve afgan ne Shqiperi, denoj me ashpersine me te madhe perpjekjen banale  prej ordineri te Edvin Kristaq Rames per te shpelare fytyren e tij te nxire dhe per te ndretuar me sharje te ulta suksesin mbi nje drame te thelle njerezore. sb

Begaj viziton Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ku përcolli urimet e tij me…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj viziton Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ku përcolli urimet e tij me…