Parisi dhe Londra forcojnë bashkëpunimin e tyre kundër terrorizmit

Franca dhe Britania e Madhe ranë dakord sot të forcojnë bashkëpunimin e tyre kundër terrorizmit në transportin detar të La Manche

Franca dhe Britania e Madhe ranë dakord të forcojnë bashkëpunimin e tyre kundër terrorizmit në transportin detar të La Manche-it, njoftoi Ministria e Jashtme dhe ajo e Punëve të Brendshme britanike në një deklaratë të përbashkët.

Marrëveshja, e arritur gjatë një vizite në Paris nga ministri i Jashtëm britanik, Dominic Raab dhe ai i Mbrojtjes, Ben Wallace, përfshin sigurinë në bordin e anijeve, trageteve, që lundrojnë në kanalin midis dy vendeve.

“Ajo siguron një shkëmbim informacioni mbi “kërcënimet e mundshme të sigurisë” dhe koordinimin e zgjeruar në rast sulmesh ose incidentesh sigurie, me ndërhyrje të mundshme të përbashkëta”, thanë autoritetet britanike.

“Nënshkrimi i sotëm i Traktatit të Sigurisë Detare BM-Francë do të forcojë aftësinë tonë për t’iu përgjigjur bashkarisht shpejt dhe në mënyrë efikase kërcënimeve terroriste në La Manche”, tha Raab në deklaratë.

Së bashku me homologët e tyre francezë, ata “identifikuan boshtet kryesore të bashkëpunimit dypalësh strategjik” për vitet e ardhshme, nga rajoni Indo-Paqësor deri te kërcënimet kibernetike.//ATSH

Lexo më shumë nga

Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin, falet namazi në sheshin “Skënderbej”

Pas 30 ditëve agjërim dhe falje besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin, falet namazi në sheshin “Skënderbej”

Pas 30 ditëve agjërim dhe falje besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin.