Peter Zingraf takon Ylli Bodinakun, njeriun që rrëzoi murin e ambasadës gjermane më 2 korrik 1990

Aambasadori Peter Zingraf takon shqiptarin Ylli Bodinaku që rrëzoi murin e ambasadës gjermane me një kamion ku ndodheshin 40 refugjatë dhe djali i tij 3-muajsh,

Ambasada gjermane në Tiranë ka kujtuar sot ngjarjet e 31 viteve më parë kur mijëra shqiptarë u arratisën përmes ambasadave.

Në një postim me momente nga takimi i ambasadorit Peter Zingraf me shqiptarin Ylli Bodinaku që rrëzoi murin e ambasadës gjermane me një kamion ku ndodheshin 40 refugjatë dhe djali i tij 3 muajsh, ambasada kujton nderimin nga Presidenti Ilir Meta dhe risjelljen e ngjarjeve dramatike nga ambasadori Zingraf.

POSTIMI I PLOTË

Më 2 korrik, me rastin e 31-vjetorit të fillimit të arratisjes së mijëra shqiptarëve/eve në ambasadën gjermane dhe ambasadat e tjera më 2 korrik 1990, Ambasadori Peter Zingraf ishte i ftuar në ceremoninë e dekorimit të z. Ylli Bodinaku nga Presidenti Ilir Meta.

Ylli Bodinaku rrëzoi murin e ambasadës më 2 korrik 1990 me një kamion dhe 40 refugjatë mbi të, përfshirë djalin e tij 3 muajsh.

Presidenti Meta e vlerësoi atë për guximin dhe vullnetin e tij të fortë për liri. Ambasadori Zingraf kujtoi ngjarjet dramatike të korrikut 1990 dhe vlerësoi më shumë se 3.000 refugjatët, të cilët më pas mundën të udhëtonin për në Gjermani, si një urë e rëndësishme midis dy vendeve tona.

Lexo më shumë nga

Ambasadori Malaj pret Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s

Ambasadori i Republikës së Shqiperisë në Republikën e Kosovës, SH.T. Z.Petrit Malaj, priti në ambasadë, Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadori Malaj pret Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s

Ambasadori i Republikës së Shqiperisë në Republikën e Kosovës, SH.T. Z.Petrit Malaj, priti në ambasadë, Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe…