
FSHZH, fokus tek investimet strategjike dhe zhvillimi rajonal, në mbledhjen e Këshillit Drejtues
Në takim morën pjesë zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zv.ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani

Prioritetet e zhvillimit rajonal, mbështetja e investimeve strategjike dhe krijimi i mundësive të reja për rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve lokale ishin në fokus të mbledhjes së radhës të Këshillit Drejtues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH).
Në takim morën pjesë zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zv.ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani si dhe të ftuar të tjerë nga institucionet e linjës.
Diskutimet u përqendruan te përcaktimi i prioriteteve për zhvillimin e rajoneve, koordinimi i investimeve strategjike dhe nxitja e projekteve që krijojnë mundësi ekonomike dhe përmirësojnë kushtet e jetesës në komunitetet lokale.
Mbështetja e zhvillimit të qëndrueshëm dhe shpërndarja e investimeve në territor mbeten ndër drejtimet kryesore të punës së Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Burimi ATSH


















