Gjykata Kushtetuese, plan strategjik për periudhën 2027–2029 me mbështetjen e OSBE-së dhe KAS

Gjykata Kushtetuese ka nisur hartimin e Planit Strategjik të Veprimit për periudhën 2027–2029, me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe Fondacionit Konrad Adenauer (KAS).

Gjykata Kushtetuese ka nisur hartimin e Planit Strategjik të Veprimit për periudhën 2027–2029, me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe Fondacionit Konrad Adenauer (KAS).

Prezenca e OSBE-së bëri të ditur se gjatë një veprimtarie dyditore, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, së bashku me një ekspert dhe këshilltarë të OSBE-së dhe KAS, punuan për përcaktimin e objektivave strategjikë dhe masave konkrete që synojnë forcimin e kapaciteteve institucionale dhe rritjen e efektivitetit të punës së Gjykatës gjatë tre viteve të ardhshme.

Sipas OSBE-së, planifikimi strategjik është veçanërisht i rëndësishëm për Gjykatën Kushtetuese, në përmbushjen e mandatit të saj për garantimin e drejtësisë kushtetuese.

Bashkëpunimi me këto dy institucione vijon një partneritet të mëparshëm, në kuadër të të cilit janë hartuar edhe planet strategjike të Gjykatës Kushtetuese për periudhat 2021–2023 dhe 2024–2026.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, dhe drejtori i KAS, Thomas Kunze, theksuan rëndësinë e nismës dhe angazhimin e përbashkët për vijimin e bashkëpunimit.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri rikonfirmoi angazhimin për të mbështetur Gjykatën Kushtetuese në forcimin e një drejtësie kushtetuese transparente, efikase dhe të aksesueshme.

Marrë nga ATSH

Gjykata Kushtetuese, plan strategjik për periudhën 2027–2029 me mbështetjen e OSBE-së dhe KAS

Gjykata Kushtetuese ka nisur hartimin e Planit Strategjik të Veprimit për periudhën 2027–2029, me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së në…

Global 360

Vendet evropiane vendosin kushte për bisedimet e sigurisë me Rusinë

Një shumicë e madhe e vendeve evropiane janë të gatshme të zhvillojnë bisedime me Rusinë për çështjet kryesore të sigurisë…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia