“Travel+Leisure”: Ksamili, një tjetër arsye për të shijuar Shqipërinë edhe në vjeshtë

Ksamili, në jug të Shqipërisë, vijon të tërheqë vëmendjen e medieve ndërkombëtare si një nga destinacionet evropiane që ruan atmosferën e verës edhe kur vjeshta ka mbërritur, me ujëra të kristalta, plazhe të bardha dhe mot të ngrohtë që zgjat deri në tetor, shkruan Stacey Leasca në revistën amerikane të udhëtimit “Travel+Leisure”.


Ksamili, në jug të Shqipërisë, vijon të tërheqë vëmendjen e medieve ndërkombëtare si një nga destinacionet evropiane që ruan atmosferën e verës edhe kur vjeshta ka mbërritur, me ujëra të kristalta, plazhe të bardha dhe mot të ngrohtë që zgjat deri në tetor, shkruan Stacey Leasca në revistën amerikane të udhëtimit “Travel+Leisure”.

Ky fshat i vogël bregdetar është konsideruar si “Karaibet e Evropës”, me ujërat më të kristalta në botë – dhe motin e ngrohtë që vazhdon deri në vjeshtë.

Është destinacioni ideal për të shijuar diellin e fundit të sezonit, koktejet dhe udhëtimet nga një ishull në tjetrin, deri në Korfuz.

Edhe pse moti i vjeshtës ka filluar të ndihet, kjo nuk do të thotë se e keni humbur mundësinë për të përjetuar një verë evropiane.

Në fakt, ekziston një fshat i vogël në Ballkan, ku atmosfera e ngrohtë e verës vazhdon edhe gjatë vjeshtës.

I vendosur në skajin më jugor të Shqipërisë, Ksamili ofron diell, rërë dhe një atmosferë të qetë në një hapësirë prej rreth 5 miljesh katrorë.

Pavarësisht përmasave të vogla, ai ofron peizazhe mahnitëse në çdo cep, me plazhe të gjera me rërë dhe ujëra të qeta e të kristalta.

Një nga zonat më të veçanta është Plazhi i Pasqyrave, i cili është cilësuar si vendi me ujin statistikisht, më blu në botë.

Ksamili nuk është më një sekret. Në kulmin e verës, plazhet shpesh mbulohen pothuajse tërësisht nga çadrat dhe peshqirët e plazhit.

Për këtë arsye, pikërisht kjo periudhë e vjeshtës konsiderohet një nga momentet më të përshtatshme për të vizituar Shqipërinë.

Në fillim të shtatorit, turmat fillojnë të pakësohen, ndërsa moti mbetet i ngrohtë, me temperatura rreth 21–26°C, që vazhdojnë deri në tetor.

Për më tepër, shkëmbinjtë e lartë që mbrojnë vijën bregdetare nga erërat e forta, bëjnë që plazhet të mbeten shpesh të ngrohta edhe kur ajri fillon të freskohet.

Pavarësisht hapësirës së vogël, Ksamili ofron një numër të habitshëm plazhesh për të zgjedhur.

“Ksamili Beach 7” është i rrethuar nga shezlongë, që mund të merren me qira, ndërsa Bora Bora Beach, një gji i vogël dhe i qetë, është veçanërisht i preferuar nga familjet.

Pasi të keni shijuar diellin, mund të drejtoheni në një nga baret e shumta buzë detit, për të pirë diçka duke parë perëndimin.

“Poda Beach Club” ofron shezlongë të vendosur mbi ujë, oferta speciale gjatë orarit “happy hour” dhe muzikë live.

“Ohana Beach Bar” shërben kokteje në stilin tiki, ndërsa “Laguna Beach” ofron ushqime, pije dhe madje edhe një pistë, të vendosur drejtpërdrejt në ujë.

Ka gjithashtu shumë mundësi për të qëndruar buzë detit.

“Manta Resort” ofron akses në një plazh privat dhe ka një restorant me pamje nga bregu i detit.

Ndërkohë, resorti Limni, me vetëm 11 dhoma dhe një pishinë të qetë në qendër, ofron një përvojë më të personalizuar.

Dhe ja edhe një avantazh tjetër, nga Ksamili mund të udhëtoni drejt një shteti tjetër.

Turistët mund të marrin nga Ksamili një traget që i çon drejtpërdrejt në ishullin grek të Korfuzit për rreth 30 minuta.

Kjo është mundësia ideale për një udhëtim ditor, me ndalesa në plazhe të ndryshme, ushqim pranë bregdetit dhe shëtitje në zonat e brendshme të ishullit.

Edhe pse Ksamili mund të jetë një destinacion disi i largët për shumicën e turistëve amerikanë, ai është një vend ku vera nis herët dhe zgjat më gjatë, njësoj si në Karaibe.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“Travel+Leisure”: Ksamili, një tjetër arsye për të shijuar Shqipërinë edhe në vjeshtë

Ksamili, në jug të Shqipërisë, vijon të tërheqë vëmendjen e medieve ndërkombëtare si një nga destinacionet evropiane që ruan atmosferën…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Travel+Leisure”: Ksamili, një tjetër arsye për të shijuar Shqipërinë edhe në vjeshtë

Ksamili, në jug të Shqipërisë, vijon të tërheqë vëmendjen e medieve ndërkombëtare si një nga destinacionet evropiane që ruan atmosferën…