
Tag: Tatimet
Administrata Tatimore informon të gjithë tatimpaguesit se, duke filluar nga 1 janari 2026, procedura për zbatimin e marrëveshjes për eliminimin e tatimit të Dyfishtë do të kryhet ekskluzivisht online, përmes platformës digjitale të Administratës Tatimore.
Rreth 202 387 tatimpagues debitorë ndaj administratës tatimore dhe doganore, me detyrime të papaguara në vlerën 162,5 miliardë lekë deri më 31 dhjetor 2024, përfitojnë nga ligji i ri që ka hyrë në fuqi nga 1 janari, i cili parashikon fshirjen, shuarjen dhe lehtësimin e detyrimeve tatimore dhe doganore të bizneseve.
Familjet me fëmijë nën moshën 18 vjeç do të përfitojnë kompensim nga tatimi mbi të ardhurat, përmes zbritjes së shpenzimeve për rritjen dhe arsimimin e fëmijëve, parashikuar në ligjin e ri “Për tatimin mbi të ardhurat”.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka prezantuar sot Platformën e re Digjitale për Taksimin e Dyfishtë, një shërbim inovativ që synon të thjeshtojë dhe përshpejtojë procedurat për tatimpaguesit që përfshihen në marrëveshjet për shmangien e tatimit të dyfishtë.
Për herë të parë, numri i tatimpaguesve aktivë të regjistruar ka arritur në 141.682, një tregues i qartë i rritjes ekonomike dhe i punës për formalizimin e tregut dhe bizneseve në vend.
Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin gjatë 9-mujorit të këtij viti arritën në shumën 45,3 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 1,9 miliardë lekësh, ose 4,4%, krahasuar me periudhën janar–shtator të vitit 2024.
Administrata Tatimore u bën thirrje qytetarëve dhe tatimpaguesve të bashkëpunojnë në luftën kundër informalitetit dhe shmangies së taksave, duke lëshuar dhe kërkuar fatura të fiskalizuara për çdo transaksion.
Administrata Tatimore do të zbatojë deklaratën e re DIVA për vitin 2025, në përputhje me ndryshimet e fundit të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”.
Gjatë periudhës janar-qershor 2025, të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale kanë tejkaluar si nivelin e planifikuar, ashtu edhe performancën e regjistruar në të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke reflektuar një rritje të konsiderueshme.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) njoftoi se po vijon monitorimet dhe kontrollet për formalizimin e tregut ushqimor dhe rritjen e sigurisë ushqimore.




