DIVA 2025, zbritje 48 mijë lekë zbritje për fëmijë, 20 milionë euro rimbursimi për familjet

Administrata Tatimore do të zbatojë deklaratën e re DIVA për vitin 2025, në përputhje me ndryshimet e fundit të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”.


Administrata Tatimore do të zbatojë deklaratën e re DIVA për vitin 2025, në përputhje me ndryshimet e fundit të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Një prej risive kryesore të kësaj deklarate është përfshirja e zbritjes prej 48,000 lekësh nga baza e tatueshme për çdo fëmijë nën 18 vjeç.

Referuar të dhënave nga Tatimet, vlera totale e parashikuar për rimbursim nga kjo skemë arrin në rreth 20 milionë euro.

Ligji i ri “Për tatimin mbi të ardhurat” përfshin edhe zbritjen e shpenzimeve për arsim deri në 100 mijë lekë në vit për individët me të ardhura më pak se 1,2 milionë lekë në vit.

Kjo skemë e re synon të mbështesë familjet shqiptare duke ulur barrën tatimore dhe duke njohur shpenzimet e nevojshme për edukimin e fëmijëve.

Deklaratat dhe dokumentet justifikuese si certifikatë familjare, kontratë shkollore, fatura pagesash, janë të domosdoshme për të përfituar nga këto zbritje.

Deklarata DIVA për vitin 2025 do të dorëzohet brenda datës 31 mars të vitit 2026, për të ardhurat e realizuara gjatë vitit 2025.

Me uljen e kufirit të detyrimit për deklarim të ardhurave personale nga 2 milionë lekë në 1,2 milionë lekë, numri i deklaruesve thuajse u dyfishua.

Nga të dhënat e Administratës Tatimore deri më 31 mars 2025, rreth 90% e individëve subjekt deklarimi për DIVA kanë dorëzuar deklaratën për vitin 2024. Nga 143 369 individë që duhet të deklaronin, deklaruan 127 381 individë.

Ndërsa deklaratën për vitin 2023 nga 73 850 individë që duhet të deklaronin e dorëzuan 65 910 individë.

Lexo më shumë nga

Rama takon komunitetin shqiptar në Miçigan, vlerëson rolin e diasporës

Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Miçigan (Michigan) një takim me komunitetin shqiptar ku vlerësoi rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama takon komunitetin shqiptar në Miçigan, vlerëson rolin e diasporës

Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Miçigan (Michigan) një takim me komunitetin shqiptar ku vlerësoi rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare…