Tatimet, shërbim të ri online për rimbursimin e individëve

Administrata Tatimore ka vënë në dispozicion një shërbim të ri online që lejon qytetarët të verifikojnë nëse përfitojnë rimbursim për fëmijët në ngarkim nën 18 vjeç dhe për shpenzimet arsimore.

Tatimet: Verifikoni nëse duhet ta plotësoni deklaratën e të ardhurave vjetore përmes shërbimit të ri, Tax Test

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se ka krijuar një shërbim elektronik, përmes të cilit çdo qytetar mund të verifikojë nëse ka detyrim për të plotësuar deklaratën vjetor të ardhurave individuale, të njohur si DIVA.

Tatimet shtyjnë deri më 20 shkurt afatin për deklarimin e inventarit

Administrata Tatimore informoi sot se afati për deklarimin e inventarit analitik të vitit 2025 është shtyrë deri më 20 shkurt 2026.

Rikthehet në funksionim normal platforma e fiskalizimit

Administrata Tatimore bën të ditur se problematika e evidentuar ditët e fundit në përdorimin e Platformës Qendrore të Lëshimit të Faturave të Fiskalizuara është zgjidhur dhe se është plotësisht funksionale dhe në shërbim normal për të gjithë tatimpaguesit.

Binaj: Rritje larg pritshmërive e fondit të pagave nga vetëdeklarimet, vijojmë formalizimin në sektorin e ndërtimit

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj deklaroi sot, se krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, ka një rritje të moderuar të fondit të pagave me rreth 9%.

Administrata Tatimore ashpërson kontrollin në sektorin e ndërtimit , masa kundër evazionit

Administrata Tatimore ka nisur zbatimin e Planit Sektorial të Ndërtimit me synim forcimin e përmbushjes vullnetare të detyrimeve tatimore, uljen e informalitetit dhe rritjen e transparencës në sektorin e ndërtimit.

Regjistër kombëtar për donacionet dhe sponsorizimet, rregulla të posaçme për vlera mbi 500 mijë lekë

Ky regjistër do të jetë i aksesueshëm nga publiku në çdo kohë në faqen zyrtare në internet të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të dhënat që lidhen me donacionet dhe sponsorizimet e organeve publike.

Nga 15 janari, tatimet kontrolle në terren për nëndeklarimin e pagave

Në kuadër të zbatimit të Planit Sektorial për Ndërtimin dhe rritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore, përmes deklarimit të pagave reale sipas profesioneve në sektorin e ndërtimit, Administrata Tatimore njofton se, pas rreth 30 ditësh nga publikimi i listës së pagave indikative për këtë sektor, konkretisht duke filluar nga data 15 janar, do të nisin kontrollet në terren.

Bashkëpunimi në administrimin tatimor, takim i përbashkët Shqipëri-Kosovë

Stafet e Administratës Tatimore të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës zhvilluan një takim të përbashkët pune, ku u diskutuan çështje kyçe që lidhen me modernizimin e administrimit tatimor dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional mes dy vendeve.

Prindërit me të ardhura deri në 1,2 milionë lekë përfitojnë kompensim për fëmijët përmes DIVA 2025

Prindërit dhe kujdestarët ligjorë me të ardhura të ulëta dhe të mesme do të mund të përfitojnë këtë vit kompensim ushqimor dhe arsimor për fëmijët në ngarkim, përmes deklaratës vjetore të të ardhurave personale DIVA 2025.