
Tag: Policia e Shtetit
Zjarret që kanë përfshirë vendin tonë kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi dhe blegtori, kryesisht në disa bashki në jug të vendit. Më të prekurat nga këto zjarre kanë qenë fshatra të bashkive Delvinë, Finiq dhe Gramsh.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, mirëpriti sot, së bashku me drejtues të lartë të policisë, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, Presidentin e policisë çeke, gjenerallejtnant Martin Vondrašk.
Policia Kufitare vijon të qëndrojë në gatishmëri të plotë, 24/7, në shërbim të qytetarëve dhe turistëve.
Në kuadër të projektit EU4Migration, u zhvillua sot një takim në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër, me pjesëmarrjen e drejtoreshës për Politikat e Migracionit, Azil dhe Antitrafikut në Ministrinë e Brendshme Alma Bime, përfaqësuesve të departamentit për Kufirin dhe Migracionin, të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, UNHCR, dhe International Police Organization – IPO.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, me ftesë të homologut të tij, Gjeneral Lejtnant Mohammed bin Abdullah Al-Bassami, zhvilloi një vizitë zyrtare në Policinë e Arabisë Saudite.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Elton Alushi, vizitoi në repartin e djegieve në QSUT shefin e Komisariatit të Policisë Delvinë, Komisar Agim Troci, i cili pësoi djegie të shumta gjatë përpjekjeve për të shpëtuar disa të moshuar që nuk dilnin dot nga zona e zjarrit në fshatin Vergo të Delvinës.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, i shoqëruar nga drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Drejtues i Lartë Neritan Nallbati dhe drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Drejtues i Lartë Pëllumb Seferi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Policinë turke në Stamboll.
Policia e Shtetit bëri të ditur se të gjithë kandidatët e shpallur fitues për Kolegjin e Formimit Profesional Policor dhe që janë në pritje të nisjes së trajnimit, do të ndjekin fazat e programit në rendin e duhur. Policia theksoi se asnjë prej tyre nuk ka marrë pjesë ende në trajnimin në terren.
Policia e Shtetit apelon ndaj drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor









