Hita pret ambasadorin suedez, vlerësohet bashkëpunimi për modernizimin e Policisë së Shtetit

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita mirëpriti në takim prezantues, ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në vendin tonë, Niklas Ström.


Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita mirëpriti në takim prezantues, ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në vendin tonë, Niklas Ström.

Hita falënderoi ambasadorin Ström, për praninë, dhe vlerësoi partneritetin me agjencitë ligjzbatuese suedeze, duke veçuar Programin për Forcimin e Policimit në Komunitet (SCPA), i cili do të vijojë deri në vitin 2029, projektin suedez për Policinë e Shtetit, si dhe mbështetjen për Policinë Shkencore, Policinë Rrugore dhe Akademinë e Sigurisë.

Gjithashtu, Hita theksoi se partneriteti pa barriera dhe i ndërtuar mbi besim të ndërsjellë, ka dhënë rezultate për sa i përket fushave me impakt shumë të lartë publik si: lufta kundër terrorizmit, policimi në komunitet, drejtësia për të miturit, lufta kundër dhunës me bazë gjinore, hetimi kriminal dhe shkëmbimi i informacionit.

“Vizioni im është për një Polici të Shtetit gjithnjë e më të mirëshkolluar, më të trajnuar dhe më profesionale, për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë së kohës”, tha Hita gjatë takimit.

Ndërkaq, ambasadori, gjatë fjalës së tij, vlerësoi arritjet e deritanishme dhe theksoi angazhimin e plotë të Mbretërisë së Suedisë, për ta mbështetur më tej Policinë e Shtetit, në rrugën drejt modernizimit dhe përmbushjes së standardeve evropiane.

Hita dhe Ström diskutuan dhe mbi perspektivat e qëndrueshme të të dyja projekteve që janë aktualisht në zbatim për aspekte të ndryshme të detyrave funksionale të Policisë. Nëpërmjet tyre, bashkëpunimi do të konkretizohet efektivisht, me disa projekte që kanë në fokus teknologjinë bashkëkohore në funksion të Policisë Rrugore, rritjen e kapaciteteve për hetimin e dhunës seksuale dhe me bazë gjinore, institucionalizimin e policimit të drejtuar nga inteligjenca dhe forcimin e kapaciteteve të hetimit të vendngjarjes.

Burimi ATSH

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hijet e luftës dhe beteja për të vërtetën

Në historinë kineze, kujtesa e luftës kundër agresionit japonez zë një vend tejet të rëndësishëm dhe delikat.