Proda viziton në QSUT efektivin që pësoi djegie gjatë zjarrit në Delvinë

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Elton Alushi, vizitoi në repartin e djegieve në QSUT shefin e Komisariatit të Policisë Delvinë, Komisar Agim Troci, i cili pësoi djegie të shumta gjatë përpjekjeve për të shpëtuar disa të moshuar që nuk dilnin dot nga zona e zjarrit në fshatin Vergo të Delvinës.

Proda takim me homologun turk në Stamboll: Forcim i bashkëpunimit mes dy policive

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, i shoqëruar nga drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Drejtues i Lartë Neritan Nallbati dhe drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Drejtues i Lartë Pëllumb Seferi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Policinë turke në Stamboll.

Policia e Shtetit: 52 fitues të Akademisë së Sigurisë, do të fillojnë trajnimin gjatë vitit 2025

Policia e Shtetit bëri të ditur se të gjithë kandidatët e shpallur fitues për Kolegjin e Formimit Profesional Policor dhe që janë në pritje të nisjes së trajnimit, do të ndjekin fazat e programit në rendin e duhur. Policia theksoi se asnjë prej tyre nuk ka marrë pjesë ende në trajnimin në terren.

Intensifikohen kontrollet, radarë inteligjentë 24/7 në rrugët e vendit

Policia e Shtetit apelon ndaj drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor

Gjermania i dhuron 100 mijë euro pajisje të teknologjisë së lartë Policisë së Shtetit

Donacioni u përshëndet gjatë një ceremonie të organizuar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku morën pjesë drejtori i përgjithshëm, Drejtues Madhor Ilir Proda, ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Karlfried Bergner, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe përfaqësues të Ambasadës gjermane.

Proda inspekton masat në Sarandë: Siguria, pasaporta jonë për turistët

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, inspektoi nga afër zbatimin e masave të posaçme për sezonin turistik në Sarandë.

Forcim i kapaciteteve të Policisë së Shtetit për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm

Rreth 135 efektivë të Policisë së Shtetit nga Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqet Berat, Vlorë, Fier, Gjirokastër dhe Sarandë morën pjesë gjatë muajve maj-qershor në një seri seancash informuese, të organizuara nga Qendra Kombëtare për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH) në koordinim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri.

Asambleja e SEPCA-së në Berat, Proda: Bashkëpunimi policor rajonal, thelbësor për sigurinë

Nga qyteti i Beratit, Policia e Shtetit, në cilësinë e presidentes së SEPCA-s për vitin 2025 drejtoi punimet e Asamblesë rajonale të drejtuesve të policive të Evropës Juglindore.

Hapen 150 vende në Akademinë e Sigurisë, Hoxha: Bëhuni pjesë e Policisë Shtetit

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha iu ka bërë sot thirrje maturantëve që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit.

Sezoni turistik, Policia e Shtetit plan masash: Shërbim 12-orësh në zonat bregdetare

Policia e Shtetit prezantoi sot një plan masash për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2025.