
Tag: Parku arkeologjik i Bylisit
Parku Arkeologjik i Bylisit po prezantohet në edicionin e 27-të të “Bursa Mesdhetare e Turizmit Arkeologjik– BMTA 2025, ngjarja më e rëndësishme ndërkombëtare për turizmin arkeologjik, që po zhvillohet nga 30 tetori deri më 2 nëntor në Paestum të Italisë.
Në këtë edicion të 27-të të këtij aktiviteti, Shqipëria prezanton projektin e Parkut Arkeologjik Kombëtar të Bylisit.
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore njoftoi se sektori i Veprave të Artit (IKTK), në bashkëpunim me Parkun Arkeologjik Bylis/Klos, po kryen ndërhyrje konservuese paraprake në mozaikun e nefit verior të Bazilikës Paleokristiane.
Qyteti antik i Bylisit është një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike në territorin e Shqipërisë.
Në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Agjencisë Italiane për Bashkëpunim e Zhvillim, në Bylis u zhvillua një takim në terren me përfaqësues të IKTK, AICS, Njësitë e Administrimit dhe të Koordinimit të Parqeve Arkeologjike Apoloni-Bylis dhe konsulentët e kontraktuar.




