
Tag: Ministria e Financave
Ministri i Financave Petrit Malaj, mori pjesë në aktivitetin e nivelit të lartë lartë “Turizmi i Qëndrueshëm për Punësim, Jetesë dhe Zhvillim”, në kuadër të Takimeve Vjetore 2025 të Grupit të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, që u organizuan në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, së bashku me ministrin e Financave, Petrit Malaj, morën pjesë në një takim me dyer të mbyllura me ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore, të organizuar nga Departamenti Evropian i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Guvernatori i Banka e Shqipërisë, Gent Sejko dhe ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilluan një takim me drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), Riccardo Ercoli.
Në kuadër të takimeve të Vjeshtës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore, ministri i Financave Petrit Malaj zhvilloi në Uashington DC, SHBA, një takim me CEO-n e Fondit Saudit për Zhvillim, Sultan Almarshad.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një takim me drejtoren e përgjithshme të komanduar të Zyrës Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF), Salla Saastamoinen, në kuadër të seminarit AFCOS 2025, i cili këtë vit po mbahet në Tiranë.
Ministri i Financave, Petrit Malaj priti sot në një takim zyrtar nënsekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe administrator në detyrë të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Haoliang Xu, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Zbatimi i taksës së re për pasuritë e paluajtshme, i planifikuar fillimisht të hynte në fuqi në vitin 2026, do të shtyhet me dy vite dhe pritet të nisë në vitin 2028.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot se Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë ka njohur dhe vlerësuar stabilitetin makroekonomik të vendit, si dhe uljen e vazhdueshme të borxhit publik.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, nënshkroi sot në Paris (Francë) me zëvendëssekretaren e përgjithshme të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) Fabrizia Lapecorella, “Konventën Shumëpalëshe për Lehtësimin e Zbatimit të Shtyllës së Dytë Subjekt i Rregullit Tatimor” (STTR MLI).
Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi sot takim me një delegacion të Komitetit të Kontrollit Buxhetor të Parlamentit Europian, të kryesuar nga eurodeputeti Niclas Herbst.









