
Tag: Ministria e Financave
Ministri i Financave, Petrit Malaj priti sot në një takim zyrtar nënsekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe administrator në detyrë të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Haoliang Xu, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Zbatimi i taksës së re për pasuritë e paluajtshme, i planifikuar fillimisht të hynte në fuqi në vitin 2026, do të shtyhet me dy vite dhe pritet të nisë në vitin 2028.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot se Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë ka njohur dhe vlerësuar stabilitetin makroekonomik të vendit, si dhe uljen e vazhdueshme të borxhit publik.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, nënshkroi sot në Paris (Francë) me zëvendëssekretaren e përgjithshme të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) Fabrizia Lapecorella, “Konventën Shumëpalëshe për Lehtësimin e Zbatimit të Shtyllës së Dytë Subjekt i Rregullit Tatimor” (STTR MLI).
Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi sot takim me një delegacion të Komitetit të Kontrollit Buxhetor të Parlamentit Europian, të kryesuar nga eurodeputeti Niclas Herbst.
Pas miratimit të programit të qeverisë së re dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave në Kuvend, Malaj theksoi se Ministria e Financave do të angazhohet me përkushtim dhe profesionalizëm për realizimin e këtyre objektivave.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se investimet do të vazhdojnë për të garantuar shkolla më moderne, ambiente sportive të përshtatshme dhe laboratorë të rinj për nxënësit.
Ministri i Financave, Petrit Malaj bëri të ditur sot se për ofrimin e librave falas për arsimin bazë do të akordohen 900 milionë lekë nga buxheti i shtetit.
Ministri Malaj u bën thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë të marrin pjesë në këtë proces për të ndihmuar në përmirësimin e mëtejshëm të transparencës dhe efikasitetit në shërbimet doganore.
Trendi në rritje i deklarimit të punonjësve ka ndikim të drejtpërdrejtë jo vetëm në sigurimin e të ardhurave të buxhetit të shtetit, por edhe në garantimin e të drejtave sociale për qindra mijëra qytetarë, përmes kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.









