
Tag: Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ministria ka ndaluar importet nga Italia, Serbia, Greqia, Kosova dhe Kroacia të bagëtive të gjalla të imëta dhe thundrake, të llojit ruminantë dhe kamelidë, të prekura nga sëmundja e gjuhës blu.
Aplikimet janë të hapura deri më datë 30 shtator 2025.
Për të dytin vit radhazi në ndihmë të bujqësisë dhe zhvillimit rural, Qeveria po aplikon Skemën Kombëtare të Investimeve që mbështet fermerët me financim grant për investime në mekanizimin e bujqësisë.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, nëpërmjet Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR), ka hapur aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025, e cila ofron mbështetje financiare deri në 50% grant për ndërtimin e serrave diellore të reja.
MBZHR dhe Giz Albania vijon të fuqizojë dialogun ndërmjet sektorit publik dhe atij privat, duke nxitur shkëmbimin e ideve dhe zgjidhjeve të përbashkëta në fushën e zhvillimit rural dhe bujqësisë së qëndrueshme.
Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ka hapur mundësi të reja për fermerët, agropërpunuesit dhe sipërmarrësit e sektorit të agroturizmit. Kjo iniciativë, e cila është e hapur për aplikime deri më 30 shtator 2025, ofron një paketë mbështetjeje financiare të integruar, që përfshin grante deri në 50% të vlerës së investimeve, si dhe kredi të buta me norma të ulëta interesi.
Në kuadër të aksionit kombëtar për formalizimin e tregut bujqësor dhe blegtoral, janë bllokuar 94 tonë produkte gjatë kontrolleve të kryera në terren.
Të rinjtë që mbarojnë klasën e 9-të kanë tani një mundësi të artë për të ndërtuar një karrierë të qëndrueshme dhe të suksesshme në sektorin bujqësor, përmes arsimit profesional në një nga tre drejtimet më të kërkuara në treg: bujqësi, veterinari dhe teknologji ushqimore.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj drejtoi sot takimin e dytë të Komitetit Drejtues të projektit “EU GoAL”, një iniciativë që mbështet përmbushjen e angazhimeve të Shqipërisë në kuadër të kapitujve 11 (Bujqësia dhe Zhvillimi Rural) dhe 13 (Peshkimi), si pjesë e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.
Qeveria adreson një paketë mbështetëse për fermerët, për dëmet e shkaktuara nga zjarret në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë.









