
Shqipëria fiton 18 medalje në Kampionatin Botëror të Muaythai-t, në Deçan
Sipas Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), përfaqësuesit shqiptarë siguruan dy medalje ari, nëntë argjendi dhe shtatë bronzi në disiplinat e Muaythai-t.

Shqipëria ka regjistruar një rezultat të rëndësishëm në Kampionatin Botëror të IFMA 2026 për të gjitha disiplinat e të rriturve, zhvilluar në Deçan të Kosovës, duke fituar 18 medalje.
Sipas Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), përfaqësuesit shqiptarë siguruan dy medalje ari, nëntë argjendi dhe shtatë bronzi në disiplinat e Muaythai-t.
Medaljet e arta u fituan nga Jorgen Dani dhe Firdeus Demiraj. Dani fitoi gjithashtu një medalje argjendi dhe një bronzi, ndërsa Demiraj siguroi edhe një medalje bronzi.
Rikard Lekaj dhe Edison Llazani fituan nga dy medalje argjendi secili. Drin Vjerdha fitoi një argjend dhe një bronz, Kledis Llazani një argjend, ndërsa Julian Podgoricani një medalje bronzi.
Emil Xhaferi dhe Eljan Dule siguruan nga një medalje argjendi dhe një bronzi, ndërsa Redina Mali fitoi një medalje bronzi.
KOKSH e vlerësoi rezultatin si dëshmi të punës së Federatës Shqiptare dhe presidentit të saj, Arbis Vjerdha, si dhe të rritjes së sporteve luftarake shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Kampionati Botëror i IFMA 2026 mblodhi në Deçan delegacione nga kontinente të ndryshme, ndërsa KOKSH vlerësoi edhe organizatorët, veçanërisht Federatën e Muaythai-t të Kosovës, për zhvillimin e aktivitetit sportiv.
Marrë nga ATSH



















