ISHP ndan udhëzime për qytetarët në kushtet e motit me stuhi

Instituti i Shëndetit Publik, përmes një njoftimi në rrjete sociale udhëzon qytetarët për disa nga masat që mund të marrin në kushtet e motit me stuhi, erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm.

ISHP aktivitet sensibilizues mbi parandalimin dhe menaxhimin e diabetit

Instituti i Shëndetit Publik zhvilloi sot një aktivitet sensibilizues në pedonalen e Tiranës, në bashkëpunim me Shoqatën e Diabetit, ku qytetarët patën mundësinë të marrin këshilla mbi parandalimin dhe menaxhimin e diabetit, si dhe kryen matjen e glicemisë falas.

ISHP në Konferencën e IV-të Rajonale për Promovimin dhe Edukimin Shëndetësor

Ekipi i Institutit të Shëndetit Publik të Shqipërisë mori pjesë në Konferencën e IV-të Rajonale për Promovim dhe Edukim Shëndetësor, organizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) në bashkëpunim me Asociacionin Kosovar të Promotorëve dhe Edukatorëve Shëndetësor, në kuadër të 100-vjetorit të themelimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Dita Botërore e Zemrës. Mjekët bëjnë thirrje për jetë të shëndetshme

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) dhe Reparti i Kardiologjisë në pedonalen e Tiranës ofruan vizita për qytetarët, duke bërë edhe një fushatë ndërgjegjësimi për të parandaluar sëmundjen e zemrës.