ISHP aktivitet sensibilizues mbi parandalimin dhe menaxhimin e diabetit

Instituti i Shëndetit Publik zhvilloi sot një aktivitet sensibilizues në pedonalen e Tiranës, në bashkëpunim me Shoqatën e Diabetit, ku qytetarët patën mundësinë të marrin këshilla mbi parandalimin dhe menaxhimin e diabetit, si dhe kryen matjen e glicemisë falas.


Instituti i Shëndetit Publik zhvilloi sot një aktivitet sensibilizues në pedonalen e Tiranës, në bashkëpunim me Shoqatën e Diabetit, ku qytetarët patën mundësinë të marrin këshilla mbi parandalimin dhe menaxhimin e diabetit, si dhe kryen matjen e glicemisë falas.

Në aktivitet të organizuar në Ditën Botërore të Diabetit mori pjesë edhe nënkryetarja e bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, e cila vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve dhe komunitetit për përmirësimin e kujdesit ndaj personave me diabet.

“Qëllimi ynë është të rrisim ndërgjegjësimin për kontrollin e rregullt, stilin e shëndetshëm të jetesës dhe diagnostikimin e hershëm, hapa kyç për të shmangur komplikacionet dhe për të jetuar më shëndetshëm”, theksoi ISHP në një postim në rrjetet sociale.

ISHP falënderoi qytetarët që u bashkuan në këtë aktivitet dhe Shoqatën e Diabetit për mbështetjen dhe institucionet vendore për angazhimin.

Sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, prevalenca globale e diabetit është pothuajse dyfishuar që nga viti 1980, duke u rritur nga 4,7% në 8,5% në popullatën e rritur.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka zgjedhur si temë të këtij viti “Diabeti në fazat e jetës”, temë e cila i njeh kujtdo që jeton me diabet, të drejtën që të ketë akses në kujdesin e integruar, mjedise mbështetëse dhe politika që promovojnë shëndetin, dinjitetin dhe vetëmenaxhimin.

Burimi ATSH

UNDP miraton programin e ri për Shqipërinë: Fokus te punësimi, ekonomia dhe drejtësia

Bordi Ekzekutiv i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka miratuar Programin e ri për Shqipërinë 2027–2031, një…

Global 360

Vuçiç shpërndan parlamentin dhe shpall 25 tetorin ditë zgjedhjesh kombëtare

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka shpërndarë Asamblenë Kombëtare Serbe dhe ka shpallur zyrtarisht zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat do…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

UNDP miraton programin e ri për Shqipërinë: Fokus te punësimi, ekonomia dhe drejtësia

Bordi Ekzekutiv i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka miratuar Programin e ri për Shqipërinë 2027–2031, një…