Qeveria, rreth 31 milionë lekë për organizmin e Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e djeshme ka miratuar vendimin për një shtesë fondi prej 31 753 000 lekësh për përballimin e shpenzimeve të organizimit të Forumit të Investimeve midis vendeve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që do të zhvillohet në Tiranë, në datat 13-14 tetor 2025.