
Tag: Biznes
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë i ka hapur sot rrugën licencimit të JET Bank, institucionit financiar që synon të bëhet banka e parë plotësisht digjitale në vend.
Segmenti i përpunimit të mallrave me kontejnerë në Portin e Durrësit ka shënuar një performancë pozitive gjatë periudhës janar-tetor 2025, me 189.835 kontejnerë të trajtuar, ose 15% më shumë se një vit më parë.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, kërkoi uljen e tatimit mbi konsumin, duke propozuar që TVSH mbi produktet ushqimore të ulet nga 20% në 5-7%.
Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM), kremtoi 25-vjetorin e themelimit, duke mbledhur në event personalitete të ekonomisë dhe politikës, të cilët shprehën vlerësimin për rolin dhe rëndësinë e profesionit të kontabilistit.
Në Tiranë u zhvillua forumi ndërkombëtar Tax Inspectors Without Borders (TIWB-CI), ku u diskutua sfida e evazionit fiskal dhe rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar mes agjencive tatimore dhe doganore.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me shefen e Misionit të FMN-së, Anke Weber, dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, njoftoi ecurinë pozitive të ekonomisë shqiptare dhe prioritetet fiskale për vitin 2026.
Kantina e verës “Çobo” është vlerësuar nga “Forbes Global Properties” për autenticitetin, inovacionin dhe rrëfimin e saj unik përmes verës.
Për herë të parë, numri i tatimpaguesve aktivë të regjistruar ka arritur në 141.682, një tregues i qartë i rritjes ekonomike dhe i punës për formalizimin e tregut dhe bizneseve në vend.
Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se paralelisht me hartimin e projektbuxhetit 2026, është përgatitur edhe Paketa Fiskale, e cila përfshin disa ndryshime ligjore, por pa rritje apo vendosje të taksave të reja.
Administrata Doganore arkëtoi gjatë muajit tetor të ardhura në vlerën 21,016 milionë lekë, ose 1,8 miliardë lekë më shumë se në tetorin e vitit 2024.









