Rama: Ulja e TVSH për shportën ushqimore, e mundur nga rritja e ekonomisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se paketa e re fiskale nuk është rezultat i një kthese ideologjike drejt së majtës, por i arritjeve ekonomike të vendit, të cilat kanë krijuar mundësinë për të ndërmarrë masa që më parë nuk ishin të përballueshme.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se paketa e re fiskale nuk është rezultat i një kthese ideologjike drejt së majtës, por i arritjeve ekonomike të vendit, të cilat kanë krijuar mundësinë për të ndërmarrë masa që më parë nuk ishin të përballueshme.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, Rama theksoi se qeveria ka pasur prej kohësh synimin për të ulur TVSH-në për shportën, por nuk ka mundur ta realizojë këtë objektiv deri në krijimin e hapësirave të nevojshme buxhetore.

“Ne kemi bërë diçka që jo 10 vjet përpara, po edhe një vit më parë nuk e bënim dot dhe nuk është e vërtetë përralla që ‘Edi Rama u kthye te e majta ideologjike me paketën’. Jo, ne kemi bërë një paketë fiskale, e cila është rezultat i arritjeve, nuk është rezultat i dëshirës, a lëre pastaj i shtysës ideologjike. Dëshirën ne e kemi pasur gjithmonë. E kemi thënë në programin e rilindjes shqiptare përpara zgjedhjeve të para, që duam të ulim TVSH-në për shportën. E kemi thënë, por nuk e kemi bërë dot derisa u krijua mundësia, sepse buxheti ka nevojë të financohet, sepse investimet duhet të vazhdojnë, sepse pagat duhet të vazhdojnë të rriten”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “si i heq ti 150 milionë euro nga arka dhe i kalon te xhepi i qytetarit? I heq duke i zëvendësuar dhe mundësisht duke i shtuar nga ekonomia”.

E njëjta gjë, vijoi Rama, është me uljen e çmimit të naftës në pompë.

“E kemi thënë shumë herë që struktura e çmimit në kushtet kur kosto e rritur e jetesës dhe presioni i madh mbi njeriun e zakonshëm i kësaj kostoje ka filluar të lëndojë psikologjikisht raportin e tij me institucionet dhe me shtetin. Kjo është një tjetër masë që duhet bërë dhe diskutimi ka filluar përpara dy vjetësh”, nënvizoi Rama.

Sipas Ramës, për realizimin e kësaj mase nevojiteshin rreth 450 milionë euro, të cilat duhej të kompensoheshin përmes burimeve të tjera financiare.

“Pse del llogaria sot? Sepse ekonomia është sot në nivelin e vet më të mirë, është rritur baza e të ardhurave, nuk është rritur borxhi”, tha Rama.

Kryeministri Rama u ndal tek skema e re e bonusit të bebes , duke theksuar se sot kemi një skemë të bonusit më të zgjeruar sepse janë rritur mundësitë e ekonomisë”.

“Tani natyrisht që ne duam të bëjmë shumë më tepër pensionistët. Kemi dashur ta bëjmë gjithmonë, por tani po bëjmë atë që s’e bënim dot deri dje. Në janar pensionistët do të kenë përsëri dyfishimin e shtesës që iu bë janarin e kaluar dhe ne do t’i qëndrojmë janar për janar, vit për vit atij premtimi. Pse? Se na jep mundësinë ekonomia”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Ulja e TVSH për shportën ushqimore, e mundur nga rritja e ekonomisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se paketa e re fiskale nuk është rezultat i një kthese ideologjike drejt së majtës,…

Global 360

Vendet evropiane vendosin kushte për bisedimet e sigurisë me Rusinë

Një shumicë e madhe e vendeve evropiane janë të gatshme të zhvillojnë bisedime me Rusinë për çështjet kryesore të sigurisë…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Ulja e TVSH për shportën ushqimore, e mundur nga rritja e ekonomisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se paketa e re fiskale nuk është rezultat i një kthese ideologjike drejt së majtës,…