Zgjerimi i BE-së, Von der Leyen: Shqipëria po bën përparim të jashtëzakonshëm

Shqipëria po shënon progres të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa zgjerimi i bllokut po hyn në një fazë të re, të karakterizuar nga zhvillime të rëndësishme gjeopolitike dhe përpjekje për përshpejtimin e procesit të integrimit.

Gjatë Forumit të dytë të Zgjerimit të BE-së, me temë “Evropë më e gjerë – Evropë më e fortë”, që zhvillohet sot në Bruksel, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi progresin e Shqipërisë, duke e cilësuar atë si një nga vendet që po ecën përpara në procesin e integrimit evropian.

Në fjalën e saj, Von der Leyen theksoi se Bashkimi Evropian ndodhet përpara një mundësie të re për zgjerim, duke përmendur përparimin e Malit të Zi dhe Shqipërisë, si dhe përpjekjet e Moldavisë dhe Ukrainës në rrethana të vështira.

“Kemi mundësinë e një zgjerimi të ri të BE-së.Mali i Zi po mbyll negociatat, është në vijën e finishit, Shqipëria po bën përparim të jashtëzakonshëm, Moldavia dhe Ukraina po bëjnë progres nën një presion të vështirë. Kjo është mbresëlënëse për t’u parë. Ka një moment të ri dhe mund të shkruajmë historinë e re të BE-së”, deklaroi ajo.

Presidentja e Komisionit Evropian nënvizoi se procesi i zgjerimit nuk duhet të ngadalësohet, duke prezantuar qasjen e re të Brukselit për përshpejtimin e integrimit të vendeve kandidate.

Sipas saj, strategjia mbështetet në dy objektiva kryesore, përshpejtimin e integrimit, në mënyrë që vendet kandidate të përfitojnë nga politikat dhe mundësitë e BE-së përpara anëtarësimit, si dhe garantimin e respektimit të rregullave dhe standardeve evropiane pas anëtarësimit.

“Progresi në reforma sjell progres në integrim dhe, më pas, edhe përfitime”, theksoi Von der Leyen.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Zgjerimi i BE-së, Von der Leyen: Shqipëria po bën përparim të jashtëzakonshëm

Shqipëria po shënon progres të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa zgjerimi i bllokut po hyn në…

Global 360

Vendet evropiane vendosin kushte për bisedimet e sigurisë me Rusinë

Një shumicë e madhe e vendeve evropiane janë të gatshme të zhvillojnë bisedime me Rusinë për çështjet kryesore të sigurisë…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia