
Tag: Anila Denaj
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, znj. Anila Denaj dhe ministri Financave, Petrit Malaj zhvilluan një takim të përbashkët me drejtuesit e bankave të nivelit të dytë dhe përfaqësues të Shoqatës së Bankave për të diskutuar mbi aspektet teknike të zbatimit të Garancisë së re Sovrane për sektorin e bujqësisë, të miratuar së fundmi nga qeveria shqiptare.
Në Qendrën e Transferimit të Teknologjisë, në Lushnjë, po zhvillohen eksperimente të avancuara me teknologji moderne dhe praktika të qëndrueshme që synojnë përmirësimin e cilësisë së prodhimit bujqësor dhe rritjen e konkurrueshmërisë së bujqësisë shqiptare si në tregun vendas, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi sot një takim zyrtar me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi në Konsipol takim me fermerët përfitues të Skemës Kombëtare 2024 për mekanikë bujqësore, në prag të lançimit të Skemës së re të Investimeve për vitin 2025, që është miratuar përmes aktit normativ.
Ministrja e vlerësoi partneritetin me universitetin BOKU si gur themeli për forcimin e kërkimit shkencor dhe formimin e brezave të rinj.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, priti sot në një takim ambasadoren e Izraelit, Gali Peleg, dhe drejtorin e Qendrës së Trajnimit Bujqësor në MASHAV, Giora Tesler.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale pamje nga Vila Leonard në Dobresh, të Tiranës, si një ndër investimet në sektorin e agroturizmit që kontribuon në zhvillimin e zonave rurale.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, mori pjesë sot në takimin për Konsultimin Informal të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë së Kombeve të Bashkuara (FAO) për Evropën dhe Azinë Qendrore.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, deklaroi sot se eksportet bujqësore shqiptare kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në 570 milionë euro në vitin 2024, krahasuar me vetëm 150 milionë euro në vitin 2013.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tha se, “me mandatin e 4-t garantojmë 100% ujitje të tokës bujqësore, ose 360 mijë hektarë të ujitshëm”.