Rriten me 10% eksportet bujqësore gjatë gjysmës së parë të vitit

Rritja e eksporteve bujqësore shihet si një tregues i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të vendit, forcimit të prodhimit vendas dhe përfshirjes më të madhe të Shqipërisë në zinxhirët globalë të furnizimit me produkte ushqimore.


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur sot se eksportet bujqësore shqiptare kanë shënuar një rritje të ndjeshme prej 10% gjatë periudhës janar–qershor 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Referuas statistikave, në 6-mujorin e parë të këtij viti janë eksportuar 265 906 tonë prokukte bujqësore kundrejt 242 656 tonëve që eksportuan në 6-mujorin e parë të vitit të kaluar.

Sipas ministres, kjo rritje dëshmon forcimin e vazhdueshëm të sektorit bujqësor, përmirësimin e standardeve të prodhimit dhe përkushtimin e fermerëve vendas për të ofruar produkte konkurruese në tregjet ndërkombëtare.

“Prodhimet “Made in Albania” po vijojnë të depërtojnë me sukses në tregjet elitare ndërkombëtare, falë besimit në cilësinë që garanton fermeri vendas dhe toka shqiptare”, u shpreh Denaj.

Ajo shtoi se kjo dinamikë pozitive na afron gjithnjë e më shumë me realizimin e objektivit strategjik prej 1 miliard euro eksporte bujqësore brenda kësaj dekade, një synim që mbështetet nga politikat nxitëse, investimet në infrastrukturë dhe mbështetja direkte për fermerët.

Rritja e eksporteve bujqësore shihet si një tregues i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të vendit, forcimit të prodhimit vendas dhe përfshirjes më të madhe të Shqipërisë në zinxhirët globalë të furnizimit me produkte ushqimore.

Burimi ATSH

Monitorimi ajror kundër kultivimit të bimëve narkotike, Hita takim me komandantin e Guardia di Finanza-s

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita priti në një takim Komandantin e Operacioneve Ajrore Detare të Guardia…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Monitorimi ajror kundër kultivimit të bimëve narkotike, Hita takim me komandantin e Guardia di Finanza-s

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita priti në një takim Komandantin e Operacioneve Ajrore Detare të Guardia…