
Tag: Agjencia Shtetërore e Kadastrës
Agjencia Shtetërore e Kadastrës (AShK) njofton se ka nisur faza e afishimit publik për regjistrimin fillestar të pronave në tri fshatra të vendit, në kuadër të procesit të formalizimit dhe regjistrimit të pronësisë.
Regjistrimi fillestar i pasurive të paluajtshme mbetet një nga shtyllat kryesore të reformës kadastrale dhe aktualisht ky proces po shkon drejt përmbylljes në shkallë kombëtare, bëri të ditur Kadastra Shqiptare.
Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Shkodër po vijon punën në njësitë administrative Gradec, Reç, Ktosh dhe Pjetroshan, për procesin e kalimit të tokës bujqësore nga përdorimi në pronësi, si dhe në bashkinë e Malësisë së Madhe.
Shërbimet që paguhen online përfshijnë: Certifikata pronësie; vërtetime dhe kartela pasurish; regjistrime fillestare të pronës dhe akte trashëgimie; rivlerësime dhe saktësime kufijsh.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka njoftuar se nga sot qytetarët mund të kryejnë pagesat për të gjitha shërbimet kadastrale edhe përmes aplikacionit në një nga bankat e nivelit të dytë, duke e bërë procesin më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më të sigurt.
Ekspertë të Kadastrës Shqiptare po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Paris, në kuadër të një programi intensiv shkëmbimi teknik me institucionet më prestigjioze franceze në fushën e noterisë dhe regjistrimit të pronës.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës përgjatë periudhës janar-tetor 2025 ka dhënë tri mijë certifikata pronësie, mes të cilave janë ato për 28 pallate në Tiranë.
Kadastra Shqiptare njofton se qytetarët që kanë ndërtuar banesa para vitit 1991 dhe nuk zotërojnë ende një titull pronësie, tashmë mund të përfitojnë këtë të drejtë përmes një aplikimi të thjeshtë online në portalin “e-Albania”.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) zhvilloi sot tryezë diskutimi për vlerësimin e riskut të integritetit të institucionit, një proces thelbësor për forcimin e transparencës, rritjen e besueshmërisë dhe garantimin e shërbimeve më të sigurta për qytetarët.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën me dije se në 27 fshatra në Has dhe Kukës, vijon informimi i banorëve mbi procesin e regjistrimit fillestar.








