Qeveria, 113 milionë lekë për komunitetet fetare

Këshilli i Ministrave vendosi sot përcaktimin e masës së financimit në buxhetin e vitit 2025 për bashkësitë fetare, që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave

Riorganizohen institucionet inspektuese të qeverisjes qendrore

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për procesin e organizimit të institucioneve me funksione inspektimi.

30 ushtarakë dërgohen në operacionin e NATO-s në Novo Selo, Bullgari

Këshilli i Ministrave mori sot vendim për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në përbërje të grup-batalionit shumëkombësh të NATO-s, në operacionin e forcës së përparuar tokësore (Forward Land Force), drejtuar nga NATO-ja, në Novo Selo, Bullgari

Miratohen rregullat për deklarimin dhe ndryshimin e vendbanimit të shtetasve

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme dokumentacionin e nevojshëm të rregullave për deklarimin dhe ndryshimin e vendbanimit ose të vendqëndrimit të shtetasve, si edhe për shtetasit në institucionet shëndetësore dhe në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

Rritje page dhe ndryshime në strukturën e administratës publike

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin që rregullon strukturën e pagave, nivelet e pagave dhe shtesat e tjera mbi pagë për zëvendësministrat, funksionarët e kabineteve, prefektët, nënprefektët, nëpunësit civilë dhe nëpunësit e disa institucioneve të administratës publike.

Miratohet në parim marrëveshja me Serbinë për sigurimet shoqërore

Shqipëria dhe Serbia parafirmosën vitin e kaluar marrëveshjen kuadër në fushën e sigurimeve shoqërore.

Shoqëri e përbashkët për prodhimin dhe përshtatjen e mjeteve motorike të posaçme

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin që i hap rrugë krijimit të një shoqërie të përbashkët mes shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a. dhe subjekteve private, me qëllim prodhimin dhe përshtatjen e mjeteve motorike të posaçme ushtarake dhe civile.

Miratohet metodologjia për vlerësimin dhe analizimin e rrezikut për sigurinë kibernetike

Këshilli i Ministrave vendosi sot miratimin e metodologjisë për vlerësimin dhe analizimin e rrezikut të sigurisë kibernetike.

E shtuna ditë zie kombëtare në nderim të papa Françeskut

Papa Françesku do të varroset të shtunën më 26 prill në bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë.

Hiqen përkohësisht vizat për qytetarët e pesë shteteve, për motive turistike

Sipas vendimit të qeverisë, qytetarët e shteteve që do të hyjnë pa viza në Shqipëri janë nga Arabia Saudite, Katari, Oman, Tajlandë dhe Indonezi.