
Category: Vendime Qeverie -VKM
Këshilli i Ministrave miratoi sot rekomandimet prioritare në luftën kundër kriminalitetit, për vitin 2026.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi deklaroi se Qeveria mori sot vendimin për të subvencionuar të gjitha shoqatat e transportit publik me 50 lekë për litër naftë, kjo si pasojë e rritjes së çmimit të karburantit.
Qeveria miratoi sot një sërë procedurash të reja që do të udhëheqin financimin e projekteve dhe veprimtarive artistike e kulturore në vend.
Këshilli i Ministrave miratoi sot transferimin në pronësi të shoqërisë aksionare “Korporata e Investimeve Shqiptare” të pronave shtetërore për realizimin e projekteve të investimit “Qendra e Shërbimeve Publike Palasë” dhe “Copëzat”.
Këshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e bazës së të dhënave shtetërore të Platformës Elektronike të Raportimit Financiar (PERF), një sistem i ri digjital që synon rritjen e transparencës dhe kontrollit mbi financimin e partive politike dhe subjekteve zgjedhore.
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për indeksimin e bazës së vlerësuar të vitit 2024, me një koeficient indeksi 6,4%, për llogaritjen e pensioneve.
Këshilli i Ministrave, vendosi sot që shtetasit e Ukrainës lejohen të hyjnë pa vizë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi deri më 30 mars të vitit të ardhshëm.
Këshilli i Ministrave miratoi sot 203 milionë lekë nga buxheti i këtij viti për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare.
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e kritereve të vlerësimit, afateve, procedurës së konkurrimit dhe metodologjisë së pikëzimit për dhënien e licensave për kategorinë e basteve sportive online, në përputhje me ligjin “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”.
Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Mjedisit dhe Bashkia Pogradec për zbatimin e këtij vendimi.





