Ibrahimaj: 42 kompani të reja shprehën interes për Durana Park në janar-qershor 2026

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot në Kuvend se Parku Teknologjik “Durana” është projekt strategjik i qeverisë për zhvillimin e inovacionit, teknologjisë dhe tërheqjen e investimeve të huaja


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot në Kuvend se Parku Teknologjik “Durana” është projekt strategjik i qeverisë për zhvillimin e inovacionit, teknologjisë dhe tërheqjen e investimeve të huaja, duke theksuar se transparenca dhe hapja ndaj sipërmarrjes janë parime bazë të funksionimit të tij.

Gjatë seancës plenare, ministrja u shpreh se qeveria është e angazhuar të informojë në mënyrë të plotë qytetarët, bizneset dhe investitorët potencialë mbi funksionimin e parkut, duke nënvizuar se “Durana” synon të krijojë një ekosistem të ri ekonomik për kompanitë e teknologjisë së informacionit, studentët dhe sipërmarrësit e rinj.

Ajo tha se akuzat e ngritura nga opozita ndaj parkut nuk qëndrojnë dhe nuk reflektojnë mënyrën reale të funksionimit të tij, duke shtuar se modeli i ndjekur është i bazuar në standarde ligjore dhe praktika ndërkombëtare të zhvillimit të zonave të posaçme ekonomike dhe teknologjike.

“Fakti që opozita rikthehet me të njëjtat pretendime tregon që problemi nuk është mungesa e informacionit, por mbase nuk pajtohet me idenë e zhvillimit dhe tërheqjen e investimeve në këtë fushë. Inovacioni ka qenë e ardhmja dhe shumë lart në agjendën e qeverisë, dhe kjo ishte arsyeja pse miratuam ligjin për parqet ekologjike, sepse kishim domosdoshmëri që Shqipëria të krijonte një treg konkurrues në Ballkan dhe më gjerë për të tërhequr sa më shumë investime të huaja në drejtim të teknologjisë, për të tërhequr “tru” dhe për t’u dhënë mundësi të rinjve shqiptarë që duan të investojnë dhe të arsimohen në Shqipëri”, tha Ibrahimaj.

Sipas Ibrahimajt, qëllimi i këtij projekti është krijimi i një mjedisi konkurrues në rajon për tërheqjen e investimeve në fushën e inovacionit dhe teknologjisë, si dhe rritja e eksporteve të shërbimeve të teknologjisë së informacionit, sektor i cili siç tha ajo, ka njohur zhvillim të ndjeshëm gjatë viteve të fundit.

Ajo theksoi se Parku “Durana” nuk është thjesht një hapësirë fizike apo një regjim fiskal, por një model zhvillimi ekonomik i orientuar drejt inovacionit, kërkimit dhe krijimit të aktiviteteve të reja me vlerë të shtuar.

“Shifrat e zhvillimit të shërbimeve të teknologjisë së informacionit dhe shifrat e eksporteve të shërbimeve të teknologjisë së informacionit në këtë sektor e tregojnë qartë se çfarë revolucioni është bërë në 10 vitet e fundit në këtë drejtim.

Durana nuk është një projekt i zakonshëm, nuk është një parcelë toke, nuk është një regjim fiskal, por është simbol i një politike dhe i një vizioni që ne kemi për të ardhmen, për ta bërë Shqipërinë një ekonomi konkurruese me vendet e rajonit dhe të BE-së në teknologjinë e informacionit”, vijoi ajo.

“Pretendimi se “Durana” krijon një regjim fiskal preferencial në kundërshtim me standardet e OECD-së nuk qëndron. Gjithashtu, pretendimi se një grup i kufizuar subjektesh përfiton trajtim të privilegjuar nuk pasqyron mënyrën si funksionon ky park”, cilësoi ajo.

Ministrja Ibrahimaj shtoi se gjatë periudhës janar-qershor 2026, ka 42 entitete të reja të cilat kanë shprehur interes për t’u bërë pjesë e “Duranës”.

“Prej tyre, 28 janë miratuar, ndërsa 11 të tjera kanë përfunduar aplikimin dhe ndodhen në fazën e nënshkrimit të kontratës. “Durana” numëron 82 rezidentë aktivë, ku rreth gjysma janë entitete ndërkombëtare. Ky është një tregues që flet qartë se parku po tërheq jo vetëm sipërmarrje vendase, por edhe aktorë ndërkombëtarë, çka ka qenë pjesë e synimeve të qeverisë që kur hartoi këtë ligj”, tha Ibrahimaj.

Marrë nga ATSH

“Logos Press”: Shqipëria shënon rritje rekord të kërkesës për akomodime turistike në Ballkan

Kërkesa për qira afatshkurtra në Shqipëri po rritet më shpejt sesa oferta (numri i pronave të disponueshme për t’u dhënë…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Logos Press”: Shqipëria shënon rritje rekord të kërkesës për akomodime turistike në Ballkan

Kërkesa për qira afatshkurtra në Shqipëri po rritet më shpejt sesa oferta (numri i pronave të disponueshme për t’u dhënë…