Hoxha: Çdo gjë që ndodh në Shqipëri ka vëmendjen e BE-së, protestat pjesë e lirisë për t’u shprehur

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi sot një konferencë me gazetarë nga vendet e Bashkimit Evropian.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi sot një konferencë me gazetarë nga vendet e Bashkimit Evropian.

I pyetur nëse shqetësimet për projektin në Zvërnec tregojnë një paradoks mes modelit të zhvillimit të bazuar në turizëm dhe angazhimit evropian të vendit, Hoxha theksoi rëndësinë e Kapitullit 27 në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian, teksa shtoi se investimi do të respektojë standardet dhe kriteret evropiane.

“Sa i takon Kapitullit 27, është një nga më të rëndësishmit, nga më kërkuesit, nga më të kushtueshmit dhe një nga kapitujt që kërkon shumë punë dhe rezultate. Po të bëja një hierarki të kapitujve, 27 është në krye sa i takon kritereve dhe kërkesave të saj. Ne jemi të vetëdijshëm për të dhe po punojmë. Punojmë paralelisht që prej çeljes së secilit prej kapitujve. Kemi ekipe dhe nën-ekipe që punojnë paralelisht dhe, në momentin kur vjen koha për mbylljen e këtij kapitulli, do të tregojmë se çfarë kemi bërë”, deklaroi ministri.

Duke iu referuar reagimit të Komisionit Evropian për situatën, Hoxha tha se institucionet evropiane po e ndjekin zhvillimin e çështjes, ashtu siç ndjekin çdo ngjarje me rëndësi në Shqipëri.

“Komisioni Evropian tha pasoja të mundshme potenciale. Tha se po e ndjekim situatën, që është normale sepse ndjekin çdo gjë që ndodh në Shqipëri. Ne do të shohim nëse ka pasoja potenciale, që do të thotë ndoshta, që do të thotë nuk ka prova ende, dhe të tretat do të vazhdojmë bashkëpunimin me autoritetet shqiptare dhe sigurisht që na kujtoi detyrime të cilat i dimë”, tha Hoxha.

Ministri theksoi se komunikimi me Bashkimin Evropian zhvillohet përmes kanaleve të drejtpërdrejta institucionale dhe jo përmes deklaratave publike të zëdhënësve.

“Ne nuk diskutojmë nëpërmjet zëdhënësve me BE-në, sepse punojmë përditë me ta. Ky ishte një qëndrim pasi Komisioni Evropian u pyet, por ishte për të thënë se çdo gjë që ndodh në Shqipëri ka vëmendjen e BE-së, sepse jemi partnerë, sepse ne negociojmë, sepse ne duhet të jemi bindës për atë që bëjmë e kështu me radhë”, tha ai.

Lidhur me investimin në Zvërnec, ai nënvizoi rëndësinë e zhvillimit të turizmit për ekonominë shqiptare, duke garantuar se çdo iniciativë do të respektojë standardet dhe kriteret evropiane.

“Ka një ide për të zhvilluar një projekt atje, sepse është tejet e rëndësishme për turizmin tonë, një nga industritë më të rëndësishme të këtij vendi, por do të bëhet në përputhje me rregullat, me ligjet, me kriteret e procesit të negociatave për anëtarësimin në BE. Kjo është baza”, tha ai.

Sa i përket protestave kundër projektit, Hoxha tha se ato nuk duhen parë si kundërshtim ndaj procesit të integrimit evropian.

“Nuk i shoh protestat si diçka që janë kundër procesit. Askush nuk do të bëjë asgjë kundër procesit të anëtarësimit, por i shohim protestat e lirisë si pjesë e dëshirës për të dalë, për t’u shprehur, një brez që e sheh kohën me sytë e të rinjve dhe që janë më kërkues”, tha Hoxha.

Burimi ATSH

“Washington Post”: Udhëtimi në Shqipëri që zbuloi magjinë e një vendi autentik, përtej famës së rrjeteve sociale

Prej vitesh, Shqipëria është shndërruar në një nga destinacionet më të përfolura të Evropës, e promovuar në rrjetet sociale si…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Washington Post”: Udhëtimi në Shqipëri që zbuloi magjinë e një vendi autentik, përtej famës së rrjeteve sociale

Prej vitesh, Shqipëria është shndërruar në një nga destinacionet më të përfolura të Evropës, e promovuar në rrjetet sociale si…