Demo: Rrezik i lartë zjarresh në pjesën më të madhe të vendit, apel për kujdes maksimal

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, apeloi për kujdes maksimal nga qytetarët, pasi temperaturat e larta gjatë ditëve në vijim pritet të rrisin ndjeshëm rrezikun për shpërthimin dhe përhapjen e zjarreve në një pjesë të madhe të vendit.


Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, apeloi për kujdes maksimal nga qytetarët, pasi temperaturat e larta gjatë ditëve në vijim pritet të rrisin ndjeshëm rrezikun për shpërthimin dhe përhapjen e zjarreve në një pjesë të madhe të vendit.

Duke iu referuar paralajmërimit të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), Demo bëri të ditur se gjatë së martës dhe së mërkurës pritet nivel i lartë rreziku nga zjarret në shumicën e qarqeve.

Sipas njoftimit, qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër janë në nivel të lartë rreziku, ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër rreziku parashikohet kryesisht i moderuar, me zona ku mund të arrijë gjithashtu nivel të lartë.

Ministri u bëri thirrje qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, duke mos ndezur zjarre në ambiente të hapura dhe duke mos hedhur bishta cigaresh në natyrë.

Ai kërkoi gjithashtu që çdo vatër zjarri të raportohet menjëherë pranë strukturave përgjegjëse, duke theksuar se parandalimi mbetet mënyra më efektive për mbrojtjen e jetës, pronës dhe pasurive natyrore.

“Mbrojtja e pyjeve dhe e mjedisit është përgjegjësi e përbashkët. Me kujdesin e secilit prej nesh, mund të parandalojmë zjarret dhe të mbrojmë natyrën”, u shpreh Demo.

Burimi ATSH

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…