Ibrahimaj: Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut garanton mbrojtje të konsumatorëve

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi rëndësinë e rolit të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) në garantimin e sigurisë së produkteve jo ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorëve.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi rëndësinë e rolit të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) në garantimin e sigurisë së produkteve jo ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

Ibrahimaj u shpreh se çdo produkt, përfshirë edhe ato jo ushqimore që qytetarët zgjedhin dhe përdorin çdo ditë, duhet të jetë i sigurt dhe në përputhje me standardet ligjore.

Sipas saj, IQMT mbikëqyr tregun për të verifikuar përputhshmërinë e produkteve jo ushqimore, me synim mbrojtjen e konsumatorëve dhe nxitjen e një konkurrence të ndershme.

Ministrja bëri të ditur se institucioni planifikon dhe kryen inspektime pranë operatorëve ekonomikë, në bazë të programeve të miratuara nga organet kompetente.

Po ashtu, IQMT verifikon produktet e vendosura në treg duke kontrolluar dokumentacionin teknik dhe ligjor, etiketimin dhe informacionin për konsumatorin në fusha si siguria e produkteve jo ushqimore, ashensorët dhe pajisjet mekanike, pronësia industriale dhe e drejta e autorit, metrologjia dhe parapaketimet, etiketimi i konsumit të energjisë për pajisjet elektrike, si dhe fusha të tjera të përcaktuara me ligj.

Ibrahimaj nënvizoi se, kur gjatë kontrolleve konstatohen shkelje, IQMT ndërmerr masa administrative ndaj operatorëve ekonomikë, duke urdhëruar korrigjimin e tyre dhe, kur e parashikon ligji, ndalimin e tregtimit ose tërheqjen nga tregu të produkteve që nuk përmbushin standardet ligjore.

Sipas ministres, puna e IQMT-së kontribuon që në treg të qarkullojnë produkte më të sigurta, të mbrohen të drejtat e konsumatorëve dhe të respektohen rregullat e konkurrencës së ndershme.

Marrë nga ATSH

Nëntë njësi të reja rajonale të kimioterapisë së shpejti në të gjithë vendin

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bën me dije se së shpejti, 9 njësi të reja rajonale të kimioterapisë do…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nëntë njësi të reja rajonale të kimioterapisë së shpejti në të gjithë vendin

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bën me dije se së shpejti, 9 njësi të reja rajonale të kimioterapisë do…