Kumbaro: Mbyllja e kapitullit 25 konfirmon progresin në kërkimin shkencor dhe integrimin europian

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro vlerësoi mbylljen e kapitullit 25 të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, “Shkenca dhe Kërkimi Shkencor”, duke e cilësuar atë një tjetër dëshmi të progresit të vendit në procesin e integrimit europian.

Në një reagim në rrjetet sociale, Kumbaro u shpreh se mbyllja e këtij kapitulli konfirmon përparimin e Shqipërisë në përafrimin me prioritetet e Zonës Europiane të Kërkimit (ERA).

Kumbaro nënvizoi se mbyllja e këtij kapitulli erdhi “përmes konsolidimit të kuadrit ligjor dhe dokumenteve strategjike, rritjes së investimeve publike në kërkimin shkencor dhe infrastrukturën kërkimore, zhvillimit të ekosistemit të inovacionit, si dhe nxitjes së bashkëpunimit ndërmjet universiteteve, institucioneve kërkimore, sektorit publik dhe sipërmarrjes”.

Kumbaro theksoi se ky rezultat është fryt i përkushtimit të ekipit të ministrisë së Arsimit, duke shtuar se procesi i negociatave po avancon me ritme të qëndrueshme.

“Falë përkushtimit të jashtëzakonshëm të ekipit të ministrisë së Arsimit, këtij procesi iu dha një tjetër rezultat konkret, që pasqyron ritmin me të cilin Shqipëria po ecën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, u shpreh Kumbaro.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri takim më 21 shtator në Tiranë

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit (KPSA) BE-Shqipëri do të zhvillojë më 21 dhe 22 shtator në Tiranë takimin e tij të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia