Koçiu: 33 shoqëri të bashkëpunimit bujqësor, mbështetje 100% përmes Skemës Kombëtare

Deri më sot në Shqipëri janë krijuar 33 shoqëri të bashkëpunimit bujqësor, një model që synon të forcojë bashkëpunimin mes fermerëve, të rrisë investimet dhe konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare në tregjet evropiane.


Deri më sot në Shqipëri janë krijuar 33 shoqëri të bashkëpunimit bujqësor, një model që synon të forcojë bashkëpunimin mes fermerëve, të rrisë investimet dhe konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare në tregjet evropiane.

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu bëri të ditur se shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor po sjellin një qasje të re për zhvillimin e bujqësisë shqiptare, duke u krijuar fermerëve mundësinë të bashkëpunojnë, të ulin kostot e prodhimit, të investojnë dhe të rrisin vlerën e produkteve “Made in Albania”.

Koçiu theksoi se përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2026, Qeveria Shqiptare financon deri në 100% Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor, duke nxitur fermerët të bashkojnë forcat për të zhvilluar aktivitetin e tyre dhe për t’iu afruar standardeve të Bashkimit Evropian.

Sipas saj, ky model bashkëpunimi krijon më shumë mundësi për modernizimin e sektorit bujqësor, rritjen e produktivitetit dhe fuqizimin e fermerëve, duke e bërë bujqësinë shqiptare më konkurruese në tregun evropian.

“Suksesi nuk ndërtohet vetëm. Ai vjen kur bashkojmë forcat, investojmë te bashkëpunimi dhe ndajmë të njëjtin vizion për zhvillimin e bujqësisë shqiptare”, u shpreh Koçiu.

Përmes një videomesazhi në rrjete sociale, Koçiu thekoi se shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor, janë një nga instrumentet më të rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë në Shqipëri.

“Kemi ujë, kemi klimë kemi tokë të mirë dhe fermerë që punojnë nga mëngjesi në mbrëmje. Por puna e mirë nuk mjafton kur je vetëm, kur je vetëm plehun e blen më shtrenjtë, çmimin ta vendos tregtari, kur je vetëm kostot e makinerive nuk i përballon dot, kur je vetëm standardet e Europës janë shumë larg. Ama kur bashkoheni ndryshon gjithçka. SHBB janë ato që bashkojnë forcat, kostot ulen me 30% prodhimi rritet, investoni bashkë në prodhim, magazinim dhe del në treg si një zë i vetëm jo si 10 zëra të vegjël dhe të jemi të qartë, toka mbetet e jotja; ferma mbetet e jotja askush nuk të merr asgjë. Ju bashkoni vetëm forcën jo pronën”, u shpreh zv.kryeministrja.

Koçiu deklaroi se kur je i organizuar dyert e fondeve të BE hapen shumë më lehtë. “Rruga jonë është nga fermeri i vetëm tek fuqia e bashkimit. Nga prodhimi tek vlera e shtuar, nga mbështetja tek investimi nga tregu i fshatit tek ai i BE”, përfundoi ajo.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…