Funksionimi i Diellës, AKSHI: Sistem i ndërtuar sipas standardeve, nuk ekspozon në kodin publik adresat e brendshme

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka reaguar lidhur me disa pasaktësi të publikuara së fundmi mbi funksionimin e Diellës, duke sqaruar mënyrën se si është ndërtuar dhe operon sistemi i inteligjencës artificiale në portalin “e-Albania”.


Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka reaguar lidhur me disa pasaktësi të publikuara së fundmi mbi funksionimin e Diellës, duke sqaruar mënyrën se si është ndërtuar dhe operon sistemi i inteligjencës artificiale në portalin “e-Albania”.

Në një njoftim të publikuar në “e-Albania”, AKSHI thekson se faqja që shfaqet për përdoruesin përbën ndërfaqen e sistemit dhe nuk është vetë sistemi. Sipas institucionit, kur një qytetar i kërkon Diellës një dokument, kërkesa përpunohet në infrastrukturën qeveritare, ku funksionon sistemi i inteligjencës artificiale i zhvilluar nga AKSHI në bashkëpunim me kompaninë “Microsoft”, duke përdorur modele të OpenAI në Azure.

“Faqja është ajo që shihet, sistemi që kryen punën ndodhet pas saj”, sqaron AKSHI.

Agjencia argumenton se, për arsye sigurie, një sistem i ndërtuar sipas standardeve nuk ekspozon në kodin publik adresat e brendshme të serverëve, kredencialet apo çelësat sekretë.

Sipas AKSHI-t, mungesa e këtyre elementeve në kodin e faqes nuk dëshmon mungesën e sistemit, por lidhet me zbatimin e masave bazë të sigurisë.

AKSHI sqaron gjithashtu se emërtime të përgjithshme adresash në internet, si “aibot-api”, nuk kanë qenë dhe nuk janë pjesë e sistemit të Diellës apo të infrastrukturës së AKSHI-t. Për këtë arsye, sjellja apo përgjigjet e tyre, sipas agjencisë, nuk mund të përdoren si tregues për funksionimin e Diellës.

Sipas të dhënave të publikuara nga AKSHI, Diella është në shërbim brenda portalit e-Albania që prej janarit 2025 dhe deri tani ka përpunuar mbi 120 mijë dokumente zyrtare të vulosura elektronikisht, shifër që vijon të rritet.

AKSHI nënvizon se sistemi është zhvilluar në bashkëpunim me “Microsoft”, duke përdorur modele të OpenAI në Azure, ndërsa operon me mekanizma të dedikuar logimi dhe monitorimi.

“Një imazh, një avatar apo një faqe statike nuk mund të përpunojë dhe të vulosë dokumente zyrtare”, thuhet në reagim.

Në përfundim, AKSHI shprehet i hapur ndaj analizës, pyetjeve dhe debatit profesional, duke theksuar se kritika është e mirëpritur kur mbështetet në fakte dhe metoda që mund të provojnë përfundimet e pretenduara.

“Informimi i saktë i publikut është një përgjegjësi që na përket të gjithëve”, përfundon reagimi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Demo: Qeveria e gatshme për dialog, kush ushtron dhunë do të përgjigjet para ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë dhe të mbrojë të drejtën kushtetuese…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Qeveria e gatshme për dialog, kush ushtron dhunë do të përgjigjet para ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë dhe të mbrojë të drejtën kushtetuese…