Lamallari: Zjarrvënia e qëllimshme krim, drejtësia të veprojë për të ndëshkuar autorët

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari reagoi sot pas arrestimit të një banori të fshatit Gziq të Rrëshenit për zjarrvënie të qëllimshme duke theksuar se Prouroria duhet të kryejë hetim të plotë.


Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari reagoi sot pas arrestimit të një banori të fshatit Gziq të Rrëshenit për zjarrvënie të qëllimshme duke theksuar se Prouroria duhet të kryejë hetim të plotë.

Në një postim në rrjetet sociale Lamallari tha se “zjarret nuk janë “fatkeqësi”. Kur janë të qëllimshme, janë krim i cili është i destinuar të përsëritet nëse shkon pa ndëshkuar me gjithë forcën e ligjit dhe drejtësisë”.

“Pamjet janë të qarta: Policia ka arrestuar në flagrancë ditën e sotme një autor të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme, pasi dyshohet se ka ndezur disa vatra zjarri në Mirditë. Një piroman, banues në fshatin Gziq të Rrëshenit, qartësisht i vë zjarrin 3 vatrave të zjarrit në fshatin e tij duke djegur një sipërfaqe pyjore prej 400m², e cila fatmirësisht u vu nën kontroll nga shërbimet policore të Mirditës, të cilat ishin në ndjekje në terren prej tri ditësh”, theksoi Lamallari.

Ky shtetas dyshohet si autor i disa zjarrvënieve të tjera në territorin e bashkisë Mirditë, ndërsa vatra të tjera u parandaluan nga arrestimi i tij në flagrancë nga Policia e Shtetit.

“Tani është radha e drejtësisë. Apeli im për Prokurorinë është i drejtpërdrejtë: kjo çështje duhet të shkojë deri në fund. Hetim i plotë, prova të plota dhe përgjegjësi penale për autorin, nëse fajësia provohet ashtu siç dhe vetë autori e ka pranuar në momentin e arrestimit të tij. Asnjë autor i zjarrvënieve të qëllimshme nuk duhet të llogarisë se do t’ia hedhë paq. Jo në Mirditë. Jo në Krujë. Jo në Lurë, Dibër. Jo askund në Shqipëri”, tha Lamallari.

Sipas tij, Policia ka referuar disa raste dhe do të vijojë të bëjë detyrën e saj për të identifikuar dhe arrestuar autorët.

“Prokuroria dhe gjykatat duhet të bëjnë të tyren: të sigurojnë që krimi të mos mbetet pa ndëshkim. Zjarri i qëllimshëm është krim me autor. Mosreagimi në kohë dhe me gjithë forcën dhe mekanizmat e ligjit është ‘fatkeqësia’ e vërtetë”, tha Lamallari.

Lidhur me arrestimin e banorit të fshatit Gziq të Rrëshenit për zjarrvënie të qëllimshme reagoi edhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili theksoi se “zjarrvënia e qëllimshme nuk mund të trajtohet si një veprim i zakonshëm apo si një shkelje e rëndomtë! Kush ndez zjarr me dashje, duke rrezikuar jetën e njerëzve dhe duke shkaktuar dëme të rënda në pasurinë publike e private dhe në mjedis, duhet të përballet me forcën e plotë të ligjit dhe me dënimin më të ashpër që parashikon ligji”.

“Arrestimi i personit në fjalë është vetëm hapi i parë! Hetimi duhet të jetë i plotë, motivet dhe përgjegjësitë duhet të zbardhen dhe drejtësia duhet të japë një përgjigje të fortë! Çdo zjarrvënës që provohet se ka vepruar me dashje duhet ta kuptojë se përballë tij ka një shtet që mbron qytetarët dhe pasurinë e përbashkët”, theksoi Nufi.

Prej ditësh, strukturat operacionale të Mbrojtjes Civile po angazhohen intensivisht për menaxhimin e situatës së zjarreve në vend.

“Zjarrfikës, forca të armatosura, punonjës të shërbimeve publike, vullnetarë dhe qytetarë po përballen me flakët, duke rrezikuar jetën dhe duke bërë gjithçka për të mbrojtur njerëzit, banesat, pyjet dhe pasurinë e vendit”, tha Nufi.

Ministri Nufi i bëri apel qytetarëve të kenë kujdes maksimal.

“Në këto ditë me temperatura të larta dhe rrezik të shtuar, një pakujdesi e vogël mund të kthehet brenda pak minutash në një tragjedi të madhe. Mos ndizni zjarre në ambiente të hapura, mos hidhni bishta cigaresh apo materiale të ndezshme dhe njoftoni menjëherë autoritetet për çdo vatër zjarri apo sjellje të dyshimtë”, tha Nufi.

Marrë nga ATSH

Nxitja e tregtisë dypalëshe, Ambasadori i Cremades viziton kompaninë Roal Food

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, vizitoi ambientet e Roal Food, një kompani shqiptare e specializuar në shpërndarjen e…

Global 360

Meloni: Shqipëria dhe Mali i Zi përparësia afatshkurtër e zgjerimit të BE-së

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, fjalim para Senatit, përpara mbajtjes së Këshillit Evropian.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nxitja e tregtisë dypalëshe, Ambasadori i Cremades viziton kompaninë Roal Food

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, vizitoi ambientet e Roal Food, një kompani shqiptare e specializuar në shpërndarjen e…