
Category: Ministrite
Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilloi një takim në Doha me ministrin e Financave të Shtetit të Katarit, Ali bin Ahmed Al Kuwari, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Doha Forum.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Mjedisit, Blendi Gonxhja mori pjesë në Dëgjesën Jubilare të papa Leone XIV, në sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan.
Belgjika dhe Danimarka do të hapin ambasadat e tyre në Shqipëri. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, shprehu mirënjohjen për Ministrin e Jashtëm belg, Maxime Prévot, dhe Ministrin e Jashtëm danez, Lars Løkke Rasmussen.
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ishte sot në Bazën Ajrore e Farkës, në 58-vjetorin e krijimit të saj.
Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu u shpreh sot se lufta kundër dhunës digjitale është një betejë e përbashkët që fitohet përmes ndërgjegjësimit, edukimit, respektit e gjuhës që zgjedhim në hapësirën digjitale.
Zëvendësministrja e Drejtësisë, Elona Hoxha, mori pjesë në Forumin e VI-të Rajonal për bashkëpunimin gjyqësor në çështjet penale të trafikimit të personave dhe kontrabandës së migrantëve, organizuar në Mal të Zi.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, dhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, morën pjesë në aktivitetin e posaçëm “Dita Kulturore Arbëreshe”, zhvilluar në ambientet e Vatikanit.
Shqipëria renditet mes katër vendeve në Europë që zbatojnë versionin e ri të JEE 2021 (Vlerësimi i Jashtëm i Përbashkët).
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla vizitoi fabrikën “Musai Olive Oil” në Vlorë, një prej kapaciteteve më të njohura të përpunimit të vajit të ullirit në vend, e cila njihet për cilësinë dhe prezencën e saj në tregjet europiane.
Gjatë Ministerialit të OSBE-së në Vjenë, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me ministren e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Oana Toiu.









