
Category: Ministrite
Batalioni i parë i Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut, të Forcave të Armatosura, po vijon intensivisht përgatitja për garën ndërkombëtare “Cambrian Patrol 25”, që do të zhvillohet në tetor, në Uells të Britanisë së Madhe.
Parku Kombëtar i Prespës u bë këtë vit mikpritësja e “Kayak Fest”, një aktivitet që bashkon sportin, aventurën dhe trashëgiminë kulturore në një nga zonat më piktoreske në juglindje të vendit.
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, së bashku me drejtuesit e IMT-së, Policisë Bashkiake, strukturat e tyre dhe Policinë e Shtetit ishin në disa zona kyçe dhe të populluara në kryeqytet, si Bulevardi “Zogu i Parë”, Pazari i Ri, zona pas Muzeut Kombëtar dhe një kompleks pranë zonës së njohur si ’21 Dhjetori’.
Gjatë periudhës shkurt–qershor 2025, 50 persona të regjistruar si të papunë janë rekrutuar në projektet e prokuruara nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, (OBP).
Mbi 1 mijë nxënës nga 10 shkolla në Tiranë, Kamzë dhe Durrës përfunduan me sukses programin pilot të shkollës verore.
I cilësuar si një ndër plazhet ranore me shtrirjen më të gjerë në Shqipëri, Velipoja këtë sezon turistik ka një përmirësim të dukshëm në hapësirat publike.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot të dhënat e fundit nga raporti i OECD “Economic Convergence Scoreboard for the Western Balkans 2025”.
Në këto ditë të nxehta vere, kujdesi për shëndetin nuk mungon as në zonat turistike me fluks të lartë vizitorësh dhe pushuesish, siç është edhe kalaja e Gjirokastrës.
Qeveria shqiptare po ndjek një strategji të qartë drejt forcimit të shërbimeve digjitale dhe zhvillimit të qyteteve të zgjuara, duke synuar krijimin e mjediseve më funksionale, më të qëndrueshme dhe të aksesueshme për qytetarët dhe bizneset.
Ministria për Rininë dhe Fëmijët dhe Agjencia Kombëtare e Rinisë nisën kampin veror RinCamp 2025, i cili zhvillohet në Jalë nga data 2 deri më 6 korrik.









