Vengu pret homologun belg: Thellim i bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu priti sot në takim homologun e tij belg Theo Francken, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.

Gonxhja: Prioritet mbështetja e artizanatit dhe e turizmit kulturor

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka zhvilluar një vizitë në Pazarin e Krujës, ku është takuar me artizanë dhe sipërmarrës.

Sala: Zgjerimi i moshës për depistimin e kancerit të qafës së mitrës, hap i rëndësishëm për shëndetin e grave

Duke filluar nga viti 2026 Programi Kombëtar i Depistimit të kancerit të qafës së mitrës zgjeron fashën e grupmoshës së grave përfituese, nga 40-50 vjeç në 35-55 vjeç

Salla dëgjesa me fermerët për Skemën Kombëtare 2026: Buxheti fillestar, 5.2 miliardë lekë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, nisi sot nga Librazhdi turin e dëgjesave me fermerët në kuadër të hartimit të Skemës Kombëtare 2026

Spiropali: Ftesa e Trump për Bordin e Paqes konfirmon partneritetin strategjik Shqipëri–SHBA

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali u shpreh sot se ftesa e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump për Shqipërinë si vend anëtar themelues në “Bordin e Paqes” për Rripin e Gazës është një vlerësim i lartë, për rolin e ri që vendi ka marrë ndër vite në çështjet e paqes dhe sigurisë

Ministria e Jashtme në kontakt me Spanjën nëse ka shqiptarë të prekur nga aksidenti hekurudhor

Për çdo informacion, emergjencë ose ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë në:
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Madrid [email protected]
me numër telefoni +34 606 37 68 30″, theksoi MEPJ.

Ekspozohet hartë portulane e vitit 1455, dëshmi e njohjes së Skënderbeut në qarqet e kohës

Në kuadër të 558-vjetorit të ndarjes nga jeta të Heroit tonë Kombëtar, Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Krujë prezanton për publikun hartën portulane të vitit 1455, të hartografit zyrtar të papa Nikollës V, Bartolomeo Pareto, një dokument i rrallë me rëndësi historike dhe europiane.

Spiropali: Kievi përballet çdo ditë me sulme barbare

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi ditët e fundit një vizitë zyrtare në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, i cili vazhdon të përballet me sulme të vazhdueshme ruse gjatë këtij dimri të egër.

Salla diskuton me homologun turk skemat e sigurimeve bujqësore sipas modelit TARSIM

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi një takim me ministrin e Bujqësisë dhe Pylltarisë të Turqisë, İbrahim Yumaklı, gjatë qëndrimit të tij në Berlin, në kuadër të Forumit Global për Bujqësinë dhe Ushqimin (GFFA) 2026.

Ekspozita “Olbania”, udhëtim vizual mes Shqipërisë dhe Italisë në muzeun “Marubi”

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër vijon të jetë e hapur ekspozita “Olbania”, një projekt i kolektivit artistik italian Alterazioni Video, që sjell një vështrim kritik mbi mënyrën se si imazhet dhe narrativat online ndërtojnë perceptime për identitetin dhe realitetin.