Salla: Në Lezhë e Durrës problematika nga përmbytja e tokave bujqësore

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, u mblodhën sot në mjediset e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për të raportuar mbi situatën aktuale në vend, si pasojë e motit të keq që ka prekur Shqipërinë gjatë ditës së sotme.

Lamallari në burgun e Durrësit: Situata nën kontroll pas përmbytjeve

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ishte sot në Durrës për të parë nga afër situatën e krijuar në IEVP-në e këtij qyteti pas vërshimit të ujit prej reshjeve intensive të orëve të fundit.

SMIAL platforma kombëtare për menaxhimin e arsimit të lartë

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur se, me vendimin e Këshillit të Ministrave, SMIAL – Sistemi i Menaxhimit të Informacionit në Arsimin e Lartë është bërë zyrtarisht platforma kombëtare për menaxhimin e arsimit të lartë.

AZHBR: Kësti i dytë për 65 mijë fermerë përfitues të skemës kombëtare kaloi më 31 dhjetor

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) informon fermerët se kësti i dytë i pagesave në kuadër të Skemave Kombëtare të Mbështetjes për vitin 2025, është kryer brenda datës 31 dhjetor 2025, në përputhje me procedurat financiare në fuqi.

Gonxhja: Lara Colturi konfirmon sezon elitar në Kupën e Botës në Ski

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndau një postim vlerësues për paraqitjet e skiatores kuqezi Lara Colturi në arenën ndërkombëtare.

Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut në stërvitje intensive, së shpejti qendër e re operacionale

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ndau sot pamje nga stërvitja e Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut, i cili ka vijuar përgatitjen intensive edhe në ditët e para të vitit të ri.

Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja e cilësoi sot këtë shifër një rezultat që konfirmon konsolidimin e vendit si një destinacion turistik gjithëvjetor.

Kirurgjia koronare miniinvazive, tashmë edhe në “Shefqet Ndroqi”

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njoftoi sot se në Qendrën Spitalore Universitare “Shefqet Ndroqi” është realizuar me sukses ndërhyrja për zëvendësimin e valvulës aortale të dëmtuar, përmes përdorimit të teknikës moderne miniinvazive.

Malaj: 10,4 miliardë lekë për rritjen mujore të pensioneve

Ministri i Financave, Petrit Malaj bën të ditur se pensionet do të jenë kryefjala e politikave sociale edhe gjatë vitit 2026.

Kompensim 10% të TVSH-së për fermerët nga 1 janari

Nga data 1 janar 2026 ka nisur zbatimi i skemës së kompensimit të TVSH-së 10% për fermerët që do të shesin prodhimet e tyre bujqësore tek grumbulluesit, përpunuesit apo agroturizmet e certifikuara.