
Category: Ministrite
Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj mori pjesë sot në punimet e Konferencës së Ministrave të Brendshëm të Forumit të Salzburgut, që u zhvillua në Zagreb (Kroaci).
Në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim- Asociimit, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla në fjalën e tij detajoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të ecur përpara me negociatat e anëtarësimit në BE.
Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë në Samitin për Tranzicionin Energjetik, i cili u zhvillua në Athinë gjatë dy ditëve të fundit.
Projekti “BE për Migracionin-EU4Migration” u lançua sot në Tiranë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të Ministrisë së Brendshme, delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Policisë së Shtetit, organizatave ndërkombëtare partnere IOM Albania dhe institucioneve shqiptare.
Disa vende po evakuojnë qytetarët e tyre nga Izraeli dhe Irani mes konfliktit në rritje midis dy kombeve, i cili ka përfshirë sulme të ndërsjella me raketa dhe rritje të numrit të viktimave civile.
Vija bregdetare e Durrësit ka qenë ndalesa e radhës për ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në vijim të turit të inspektimeve në bregdet
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër një nga trajnimet që u zhvillua në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranë.
Kalaja e Gjirokastrës vijon të mbetet siti më i kërkuar nga turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë dhe që e përfshijnë qytetin e gurtë në itinerarin e tyre.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu nisi sot një vizitë në Francë, ku mori pjesë në pritjen e organizuar nga homologu francez, Sébastien Lecornu, me rastin e çeljes së “Paris Air Show” (Salon du Bourget).
Në Qendrën e Transferimit të Teknologjisë, në Lushnjë, po zhvillohen eksperimente të avancuara me teknologji moderne dhe praktika të qëndrueshme që synojnë përmirësimin e cilësisë së prodhimit bujqësor dhe rritjen e konkurrueshmërisë së bujqësisë shqiptare si në tregun vendas, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.









