Projektligji për identitetin digjital, Ibrahimaj: Rrit sigurinë e shërbimeve elektronike

Ministrja për Ekonominë dhe Inovacionin, Delina Ibrahimaj, prezantoi sot në seancën plenare të Kuvendit projektligjin “Për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital”, të cilin e cilësoi si një hap thelbësor drejt modernizimit të ekonomisë shqiptare dhe përafrimit me standardet e Bashkimit Europian.


Ministrja për Ekonominë dhe Inovacionin, Delina Ibrahimaj, prezantoi sot në seancën plenare të Kuvendit projektligjin “Për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital”, të cilin e cilësoi si një hap thelbësor drejt modernizimit të ekonomisë shqiptare dhe përafrimit me standardet e Bashkimit Europian.

Në fjalën e saj, ministrja Ibrahimaj theksoi se projektligji garanton zhvillimin e vendit në drejtim të inovacionit dhe përdorimit më të gjerë të teknologjisë së informacionit, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e eficiencës së bizneseve dhe produktivitetit të ekonomisë.

“Ky projektligj është thelbësor në garantimin e sigurisë në ofrimin e shërbimeve dhe shkon në drejtim të modernizimit të të gjithë ekonomisë shqiptare”, u shpreh Ibrahimaj.

Sipas saj, transformimi dixhital në Shqipëri tashmë po reflektohet qartë në ekonominë dhe mënyrën se si operojnë bizneset, ndërsa përdorimi i teknologjisë digjitale dhe internetit është bërë pothuajse universal.

“99.4% e ndërmarrjeve përdorin internetin dhe teknologjinë digjitale në aktivitetin e tyre. Vetëm gjatë vitit të fundit bizneset që kryen shitje dhe shërbime online u rritën me 28%”, deklaroi ministrja.

Ibrahimaj theksoi se zgjerimi i tregtisë elektronike, pagesave online dhe shërbimeve fintech po ul kostot e të bërit biznes dhe po krijon një ekonomi më moderne dhe konkurruese.

Projektligji, sipas saj, krijon për herë të parë një kuadër të plotë ligjor për identifikimin elektronik, nënshkrimin elektronik, vulat elektronike, autentifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit dixhital.

“Ky kuadër ligjor përcakton standarde për vlefshmërinë juridike dhe sigurinë e transaksioneve elektronike, duke garantuar më shumë besueshmëri në ndërveprimet mes shtetit, qytetarëve dhe bizneseve”, tha ajo.

Ministrja nënvizoi se projektligji do të ndikojë në përshpejtimin e procedurave administrative, uljen e kostove dhe reduktimin e vonesave në përpunimin e dokumenteve dhe ofrimin e shërbimeve.

Sipas Ibrahimajt, ligji mbështet zhvillimin e ekonomisë dixhitale, tregtisë elektronike, pagesave dixhitale, startup-eve teknologjike dhe investimeve në sektorët inovativë.

Një nga elementët kryesorë të projektligjit është krijimi i portofolit të identitetit dixhital, i cili do t’u japë qytetarëve dhe bizneseve mundësinë të administrojnë dokumentet dhe identitetin elektronik në një platformë të vetme.

“Portofoli i identitetit dixhital do të garantojë kontroll të plotë mbi të dhënat personale dhe standarde të larta sigurie”, u shpreh ministrja.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se shumë shpejt AKSHI do të lançojë “e-Albania 2.0”, e cila do të ofrojë shërbime të avancuara të lidhura me ngjarjet e jetës së qytetarëve, duke propozuar automatikisht aplikime dhe shërbime të tjera për përfitimin e tyre.

Ibrahimaj theksoi se transformimi dixhital është një pjesë thelbësore e zhvillimit ekonomik, modernizimit të shtetit dhe integrimit europian.

“Përmes këtij projektligji ne duam të ndërtojmë themelet e një ekonomie dixhitale që do t’i shërbejë shtetit shqiptar, biznesit shqiptar dhe qytetarëve shqiptarë për dekadën e ardhshme”, deklaroi ministrja.

Burimi ATSH

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…