Ndryshimet në ligjin për inspektimet, Ibrahimaj: Hap drejt BE dhe mbrojtjes së biznesit

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delona Ibrahimaj deklaroi sot se ndryshimet në ligjin “Për inspektimin” janë një tjetër hap në funksion të reformimit të administratës publike dhe procesit të integrimit europian të vendit.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delona Ibrahimaj deklaroi sot se ndryshimet në ligjin “Për inspektimin” janë një tjetër hap në funksion të reformimit të administratës publike dhe procesit të integrimit europian të vendit.

Gjatë prezantimit të ndryshimeve në ligj në seancën plenare të Kuvendit, Ibrahimaj theksoi se procesi i integrimit nuk është “as fasadë dhe as slogan”, por një punë e përditshme e qindra punonjësve të administratës publike për modernizimin e shtetit dhe forcimin e institucioneve.

Sipas saj, integrimi europian lidhet me reformimin rrënjësor të legjislacionit, koordinimin më të mirë të institucioneve dhe rritjen e përgjegjshmërisë ndaj qytetarëve dhe biznesit.

“E gjithë kjo punë bëhet për përfitimin e qytetarëve dhe bizneseve shqiptare”, u shpreh Ibrahimaj, ndërsa shtoi se përbaltja e këtij procesi “çon në regres dhe jo në progres”, tha ministrja.

Ministrja bëri të ditur se ndryshimet në ligjin e inspektimeve vijnë si rezultat i rekomandimeve të Sigma-s, i cili analizon administratën publike dhe jep rekomandime për përmirësimin e saj.

Sipas propozimit, Inspektorati Qendror do të kalojë nga varësia e Kryeministrisë në varësinë e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.

Ibrahimaj theksoi se marrëdhënia mes administratës dhe biznesit mbështetet në tri shtylla kryesore: hartimin e legjislacionit, ofrimin e shërbimeve dhe monitorimin e zbatimit të ligjeve.

Ajo nënvizoi se qeveria është fokusuar në digjitalizimin e shërbimeve për të ulur kontaktet direkte me administratën, burokracitë dhe për të rritur efikasitetin për bizneset.

Ministrja vlerësoi reformën e inspektimeve si thelbësore për rritjen e monitorimit pa shtuar barrën ndaj biznesit, duke garantuar më shumë koordinim institucional, transparencë dhe mbrojtje të të drejtave të sipërmarrjes.

“Inspektimet ndikojnë çdo ditë në klimën e biznesit, konkurrencën në treg, formalizimin e ekonomisë, mbrojtjen e konsumatorit dhe besimin e investitorëve”, deklaroi Ibrahimaj.

Ministrja vuri në dukje se projektligji përfaqëson një hap më shumë drejt synimit të përbashkët për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimi Europian.

Burimi ATSH

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…