Lamallari vizitë në Policinë e Nju-Jorkut: Shkëmbim eksperience dhe takim me efektivët shqiptarë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, zhvilloi një vizitë të veçantë në Departamentin e Policisë së Nju-Jorkut, ku u njoh nga afër me kapacitetet operacionale, teknologjinë moderne dhe modelet e avancuara të monitorimit që përdor një nga strukturat policore më të mëdha në botë.


Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, zhvilloi një vizitë të veçantë në Departamentin e Policisë së Nju-Jorkut, ku u njoh nga afër me kapacitetet operacionale, teknologjinë moderne dhe modelet e avancuara të monitorimit që përdor një nga strukturat policore më të mëdha në botë.

Gjatë vizitës në ambientet e policisë së Nju-Jorkut, ministri pati takime me drejtues të NYPD-së, me të cilët diskutoi mbi forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikat më të mira në zbatimin e ligjit.

Në fokus të vizitës ishte edhe njohja me sistemet inteligjente të monitorimit dhe njësitë operacionale të policisë amerikane, që përfaqësojnë modele moderne të menaxhimit të sigurisë publike dhe reagimit në kohë reale.

Përmes një publikimi në rrjetet sociale, ministri Lamallari shprehu vlerësimin edhe për efektivët me origjinë shqiptare që shërbejnë prej vitesh në radhët e policisë së New York-ut.

“Shumë krenar edhe për efektivët me origjinë shqiptare, të cilët prej vitesh shërbejnë me profesionalizëm e integritet në radhët e policisë së Nju-Jorkut, duke nderuar komunitetin shqiptar dhe duke dëshmuar se puna, përkushtimi dhe vlerat tona përfaqësohen denjësisht kudo në botë”, u shpreh ministri i Brendshëm.

Vizita në New York City Police Department u zhvillua në kuadër të qëndrimit të delegacionit shqiptar në New York City, ku ministri Lamallari ndodhet për një vizitë zyrtare në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Rishikimin e Migracionit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Burimi ATSH

Begaj: “Oda Dibrane”, simbol i bashkimit të shqiptarëve dhe ruajtjes së identitetit kombëtar

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi këtë fundjavë një vizitë në Dibër.

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj: “Oda Dibrane”, simbol i bashkimit të shqiptarëve dhe ruajtjes së identitetit kombëtar

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi këtë fundjavë një vizitë në Dibër.