
Category: Kuvendi i Shqipërisë
Gjatë prezantimit të projektligjit Dhima sqaroi se nisma ka të bëjë me propozimin për zgjatjen e afateve të bonove të privatizimit deri në 31 dhjetor të vitit 2027.
Kuvendi miratoi sot me 74 vota pro dhe 6 kundër projektvendimin “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”.
Forcimi i bashkëpunimit rajonal mes Shqipërisë dhe Turqisë me në fokus sigurinë dhe ekonominë, ishin fokusi i takimeve të zhvilluara në Ankara nga një delegacion i Komisionit të Çështjeve Europiane të Kuvendit të Shqipërisë i kryesuar nga kryetarja e Komisionit, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.
Në Kuvendin e Shqipërisë sot u zhvillua një sesion diskutimesh i përbashkët mes Institutit Republikan Amerikan dhe Klubit Parlamentar për të Rinjtë në Kuvendin e Shqipërisë
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe dekani Dhori Kule, nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes Kuvendit dhe Fakultetit të Ekonomisë.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla uroi sot kryetarin e ri të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, për zgjedhjen e tij në këtë post.
Kuvendi miratoi sot projektrezolutën “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përshëndeti sot vendimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për avancimin e statusit të Kosovës në anëtare të asociuar.
Nën drejtimin e Kryetares Lindita Nikolla, Kuvendi u mblodh sot në seancë të posaçme, gjatë së cilës Presidentja e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, përshëndeti Kuvendin.
Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë, i kryesuar nga Damian Gjiknuri dhe përbërë nga anëtarët Ermonela Valikaj dhe Helidon Bushati, mori pjesë në konferencën mbi “Sigurinë në kohën e Inteligjencës Artificiale” të organizuar në Parlamentin e Portugalisë.








