KQZ: Pjesëmarrja në votime 42,17%, nga diaspora 79,24%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi përqindjen e të dhënave të pjesëmarrjes në votime për zgjedhjet parlamentare të 11 majit me raportimet nga 3020 qendra votimi nga 5225 në total.

Celibashi: Rezultatet paraprake të zgjedhjeve, jo më vonë se pasditja e së martës

Në një konferencë për medie, Celibashi u shpreh se tashmë qytetarët shqiptarë kanë votuar dhe votat gjenden në kutitë e votimit.

KQZ: Deri në orën 18:00 kanë votuar 40,94% e qytetarëve, pjesëmarrja më e lartë në Dibër dhe Tiranë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e pjesëmarrjes së votimit brenda vendit. Deri në orën 18:00 pjesëmarrja në votime është 40,94%.

KQZ: Deri në orën 12:00 kanë votuar 21.90% e qytetarëve

Deri tani kanë votuar 312 214 zgjedhës në listën e Qendrave të Votimit të raportuara.

KQZ: Deri në orën 10:00 kanë votuar 13.42% e qytetarëve

Në Shqipëri ka nisur sot votimi për zgjedhjet e 11-ta parlamentare. Janë 5,225 qendra votimi në të gjithë vendin të cilat do të mbyllen në orën 19:00.

Celibashi mesazh qytetarëve për 11 majin: Merrni pjesë në këtë proces vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirja Celibashi i dha sot një mesazh qytetarëve shqiptarë mbi procesin zgjedhor të datës 11 maj.

KQZ priti 19 delegacione nga Trupat e Menaxhimit Zgjedhor

Delegacionet e trupave të menaxhimit zgjedhor do të vëzhgojnë ditën e zgjedhjeve dhe do të njihen me disa nga pikat turistike dhe kulturore të vendit tonë.

Vota e diasporës, 180 144 zarfe të mbërritura në KQZ

Numrin më të lartë të kthimeve e mban Italia me 71 180, ndjekur më pas nga Greqia 44 315, më pas Gjermania. Sipas qarqeve, kryeson Tirana me 40 085 zarfe, Fieri 24 142, Durrës 18 973.

Celibashi: Subjektet politike të respektojnë heshtjen zgjedhore, mediet mos të publikojnë spotet elektorale

Kjo e shtunë shënon heshtje zgjedhore në vend për të gjitha subjektet politike pas një muaji fushatë për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 Majit.

Vota e diasporës, 174 488 zarfe të mbërritura në KQZ

Çdo votë që mbërrin në Shqipëri në datën 11 maj, pas orës 19:00, do të konsiderohet e pavlefshme.