
Category: Ditari
Kandidatja e Partisë Socialiste për kryetare të bashkisë së Tiranës, Ogerta Manastirliu zhvilloi sot një takim me mësuese dhe mësues, të cilëve iu parashtroi disa nga objektivat, ku do të fokusohet bashkia nën drejtimin e saj, me prioritet shkollat dhe modernizimin e tyre.
Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI) organizoi tryezë të rrumbullakët me temë: “Monitorimi i Agjendës së Reformave në Shqipëri”, ku u diskutua progresi i vendit në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje (RGF).
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Armela Krasniqi, prezantoi sot në Komisionin për Mjetet e Informimit Publik raportin e veprimtarisë së institucionit për vitin 2024, ku theksoi se “AMA ka shqyrtuar kryesisht 241 raste për përputhjen ligjore të përmbajtjeve të transmetuara”.
Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot kontributin historik të Komisionit të Venecias për Reformën në Drejtësi dhe procesin e Vetingut në Shqipëri.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, deklaroi sot se Shqipëria ka pasur në këto tri dekada një bashkëpunim të frytshëm dhe të pazëvendësueshëm me Këshillin e Europës dhe Komisionin e Venecias
Me rastin e 35-vjetorit të Komisionit të Venecias dhe 30-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës, u zhvillua në Tiranë konferenca jubilare “30 vite Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias”
Një sërë aktivitetetesh artistiko-kulturore janë të programuara për t’u zhvilluar gjatë kësaj jave në Tiranë e qytete të tjera.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me mbi 60 fermerë, ekspertë, tregtarë inputesh, eksportues dhe përfaqësues të organizatës GIZ, zhvilluan sot një ditë të hapur fushore në fshatin Hoxhaj të Beratit.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se po ecet me hapa të shpejt lidhur me fillimin e zbatimit të projektit të madh të “Smart City”.
Ministrja për Punët e Brendshme Albana Koçiu e pranishme në aktivitetin për prezantimin e Identitetit Digjital, një hap domethënës për Shqipërinë në rrugën e saj drejt modernizimit teknologjik të jetës sociale dhe ekonomike tha se projekti prek çdo qytetar shqiptar duke ndryshuar mënyrën se si ndërveprohet me shtetin, me bankën, me biznesin e me njëri-tjetrin.









